Gjermania mposhti Anglinë me rezultat 2:1
23 Gusht 2007Reklamë
Kombëtarja gjermane arriti të mposhtë kombëtaren angleze si mysafire në stadiumin e ri të Wemblejt me rezultat 2 me 1. Ekipa e përgatitur mirë e trainerit federal Joahim Lëv (Joachim Löw) zhvilloi një lojë të shkëlqyer miqësore para 86 mijë spektatorëve, në mesin e të cilëve ndodhej edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
