1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Gjermania në ethet e finales së futbollit për femra

29 Korrik 2022

Në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit për femra EURO 2022 bashkë me 90.000 tifozët do të jetë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

UK Alexandra Pop Frauenfußball EM Halbfinale Deutschland vs Frankreich
Fotografi: Nick Potts/AP Photo/picture alliance

"Mezi pres të shkoj në Londër dhe të mbështes skuadrën në finalen e ëndrrave kundër Anglisë në stadiumin Wembley”, shkroi në Twitter Olaf Scholz pas fitores 2-1 të ekipit gjerman kundër Francës në gjysmëfinale.

Fotografi: Beautiful Sports/IMAGO

Transmetimi i gjysmëfinales në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF u ndoq nga 12.19 milionë vetë dhe madje edhe revista "Kicker" i vuri për herë të parë në historinë e saj gratë në faqen e parë si temë kryesore.

Drejt titullit të kampionit

Gjasat që kancelari dhe ekipi kombëtar do të festojnë pas ndeshjes kundër Anglisë ditën e dielë (31.07) nuk janë të këqija. Sepse nën drejtimin e kapitenes së ekipit Aleksanda Popp dhe i pajisur me një mentalitet të jashtëzakonshëm, ekipi gjerman deri tani ka luajtur në mënyrë mjaft bindëse.

Aleksanda Popp pas shënimit të golit të dytë në gjysmëfinalen kundër FrancësFotografi: Nick Potts/AP Photo/picture alliance

Me pesë fitore në pesë ndeshje ekipi gjerman i femrave, forma e dobët e të cilave kishte ngritur dyshime në muajt përpara turneut, arritë në finale. Fitoret në ndeshjet e deritanishme ka bërë që shpresat për të fituar sërish një titull, që nga medalja e artë olimpike në vitin 2016 të jenë të mëdha.