1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në gjysmëfinale

B. C.30 Qershor 2006

Gjermania kualifikohet për në gjysmëfinalen e kampionatit botëror në futboll, pasi mundi Argjentinën në raundin e penalltive. Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 5:3

Miroslav Kloze
Miroslav KlozeFotografi: AP

Gjermania u kualifikua për gjysmëfinalen e kampionatit botëror në futboll, ndërsa heroi i ditës së sotme quhet Jens Lehman. Pas një krimi të vërtetë, kombëtarja gjermane mundi Argjentinën pas penalltive. Jens Lehman mbrojti dy penallti. Ndërsa të gjithë lojtarët gjermanë nga 11 metra ishin të suksesëshëm.

Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi një me një, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 5:3. Golin e parë në ndeshje shënoi lojtari argjentinas i mbroijtjes Roberto Ajala. Dhjetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, Miroslav Kloze barazoi rezultatin në 1:1. Në kohën shtesë nuk u shënua asnjë gol.

Ndërkohë që në penallti, për Gjermaninë shënuan Oliver Nojvil, Mihael Ballak, Lukas Podolski dhe Tim Borovski. Ndërkohë që portieri Jens Lehman mbrojti gjuajtjet e Roberto Ajalas dhe Esteban Kambiasos. Kundërshtari i Gjermanisë në gjysmëfinale do të dihet pas ndeshjes Ukraina - Italia.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW