Gjermania ndihmon kanalizimet në Shkodër
9 Korrik 2007
Reklamë
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomiko-financiar, ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Gjermane, kjo e fundit nëpërmjet Bankës KFV, ka financuar 500 mijë dollarë investime falas për sektorin e kanalizimeve.
Sipas donatorëve Gjermanë, projekti i fundit konsiston në largimin e ujërave të zeza nga ato të bardha, sistemimin e atyre atmosferike, si dhe do të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve të këtij qyteti.
Për herë të pare pas afro 80 vjetësh që nga koha e regjimit tw Mbretit Zog, specialistët e huaj kanë marrë përsipër rehabilitimin e plotë të këtij sektori, i cili për dekada të tëra ka patur vetëm ndërhyrje të pjesshme.