1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania nuk e mbështet programin bërthamor iranian

Peter Filip12 Maj 2006

Për shkak të pjesëmarrjes së tij eventuale në ndërtimin e një programi armësh bërthamore, këto ditë një burri 63 vjeçar i duhet të përgjigjet para Gjykatës së Landit në Manheim. I akuzuari kishte dalë edhe në vitin 1990 para gjyqit për shkak të akuzave të ngjashme, atëherë për lidhje të mundshme me programin pakistanez të armëve bërthamore. Megjithatë shtrohet pyetja nëse firmat gjermane kanë marrë pjesë në ndërtimin e një programi atomik iranian.

Tifoza në një ndeshje miqësore futbolli Iran-Gjermani, 2004
Tifoza në një ndeshje miqësore futbolli Iran-Gjermani, 2004Fotografi: AP

Paralelisht me grindjen për programin atomik iranian, autoritet gjermane i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ndaluar çdo lloj lidhjeje komerciale të firmave dhe furnizuesve gjermanë me Iranin në sektorin atomik: pak javë më parë, autoritetet zhvilluan në 44 firma në të gjithë Gjermaninë një bastisje- pa gjetur me të vërtetë ndonjë gjë- dhe në një informacion sqarues, televizioni gjerman tregoi pak më vonë se si blerësit iranianë pak vite më parë kanë blerë në Gjermani komponentë të rëndësishëm për programin e tyre bërthamor. Njëri nga shitësit e mundshëm ndodhet aktualisht para gjyqit në Manhajm: ai mendohet se ka qenë i përfshirë në shitjen e ndaluar të pajisjeve atomike Libisë.

Që Gjermania në të njëjtën kohë bën pjesë në përfaqësueset më të artikuluara të frontit ndërkombëtar kundër Iranit, kjo nuk duhet parë patjetër si kontradiktë, mendon Mark Hibbs, një ekspertë me famë ndërkombëtare për cështjet atomike, i cili jeton në Bonn.

Sepse qëndrimi gjerman në çështjet e furnizimeve ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit: "Roli gjerman e ka humbur rëndësinë e tij në vitet 90. Ne e dimë se industria gjermane në vitet 80, me mbështetjen e një politike të dobët të kontrollit të eksporteve nga ana e qeverisë u mundësoi një sërë shtetesh, midis tyre Irakut, të blejnë sasi të mëdha materialesh dhe makinerish, për të ndërtuar pajisje për armë atomike. Në fund të viteve `80 dhe në vitet `90, kur u zbuluan përmasat e vërteta të programit bërthamor, qeveria gjermane ndërhyri dhe kishte shumë sukses në ndalimin e pjesës më të madhe të tregtisë. Pastaj në vitet `90 ne kemi parë se tregtia ilegale e armëve me Irakun dhe Iranin nga ana e Gjermanisë u reduktua shumë.

Ka raste të veçuara furnizimesh gjermane, të cilat bëhen të ditura, por në këto raste duket se kemi të bëjmë me një bashkëpunim me të tretë, që organizojnë jashtë Gjermanisë blerje për vende si Pakistani, Irani dhe Libia. Dhe ky lloj furnizimi është shumë i vështirë të konstatohet."

Punët pra ecin pak a shumë kështu: një firmë në Rusi porosit në Gjermani makineri ose pjesë, përdorimi i të cilave në një lutje për eksport deklarohet si civil dhe lutje e cila aprovohet. Por në vend që të qendrojnë në Rusi, përmes kanaleve të errta mallrat përcillen në një vend tjetër, i cili nuk do ta kishte fituar kurrë lejen për import-export, sepse një vend i tillë besohet se ka ambicje të palejueshme atomike. Si për shembull Iranit në grindjen aktuale atomike.

Një çështje tjetër është se si sillen në përgjithësi politika gjermane dhe ekonomia gjermane përballë Iranit. Ato besohet se nuk janë të gatshme ta vënë nën presion Iranin, e vështrojnë atë si pjesë të sferës së interesave gjermane dhe nuk janë të gatshme të rrezikojnë interesat gjermane të biznesit në këtë rajon.

Një problem në këtë drejtim mbetet komponenti rus: Moska ka qenë që herët aktive në Iran, për të vazhduar projekte atomike, të cilat dikur i ka nisur Gjermania, dhe të cilat ajo i ndërpreu pas revolucionit. Në këtë drejtim Rusia bashkëpunon me vende në Teheran, të cilat janë njëkohësisht përgjegjëse si për përdorimin paqësor, ashtu edhe atë ushtarak të fuqisë bërthamore.