Gjermania përsëri kampione në hokey
18 Shtator 2006
Reklamë
Pjesa e parë përfundoi me (1:2) në favor të australianëve. "Loja e djemve në pjesën e dytë ishte gjeniale. Ata treguan një vullnet të jashtëzakonshëm dhe i detyruan australianët të bënin gabime.
Djemtë e kanë merituar titullin e unë jam shumë krenar për këtë ekip", - tha trajneri Bernhard Peters mbas ndeshjes së fundit në karrierën e tij me kombëtaren.
Gjermania mbrojti kështu titullin e fituar katër vjet më parë në Australi. Vendin e tretë në parkun e hokeyt në Mënhengladbah e zuri Spanja mbas fitores 3:2 ndaj Koresë së Jugut.