1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania - Parajsa evropiane për duhanpirësit

Sonila Harasani30 Janar 2007

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet pikërisht tek debati mbi "tymin e kaltër".

Jugendliche Mädchen rauchen Zigarette Krebs Krebsrisiko Zigarettenkonsum Anti-Raucher-Kampagne
Fotografi: AP

80.000 njerëz në vit vdesin ne Evrope si pasojë e pirjes së duhanit në mënyrë pasive. Komisioneri i BE-së për shëndetin dhe ambientin, Kyprianou, theksoi dje në Bruksel se Evropa duhet të vendosë sa më parë një ligj të përgjithshëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike. Ky propozim ka shkaktuar reagime dhe debate nga më të ndryshmet në shtetet antare të BE-së. Sidomos në Gjermani, ku cigarja është ende pjesë e jetës së përditshme.

Gazeta «Allgemeine Zeitung» shkruan:

"Komisioneri i BE-së për shëndetin dhe ambientin flet ende me fjalë të ëmbla kur bëhet fjalë për temën e ndalimit të pirjes së duhanit, por sidoqoftë duhet të kemi kujdes. Ky njeri ka kohë që e ka shkopin në duar, ndonëse tani e mban ende të fshehur. Për shembull rregullat e BE-së për mbrojtjen e shëndetit në vendin e punës, mund të përdoren shumë lehtë kundër çdo pronari lokalesh apo restorantesh. Tymi i duhanit mund të futet gjithashtu në linjat e BE-së për lëndë të rrezikshme, çka do të kishte konsekuenca ligjore në të gjitha shtetet e BE-së. Dhe papritur landet e vençanta nuk do të kishin më kaq shumë në duar në Gjermani. Po të kemi parasysh diskutimet emocionale dhe konsekuencat politike që po zhvillohen në lidhje me këtë temë, atëherë mund të themi hapur se ka disa kryeministra landesh që mezi presin që komisioneri i BE-së ta përdorë pak shkopin që mban ende fshehur."

Gazeta «Rhein-Neckar-Zeitung» nga Heidelbergu shkruan:

"Lobiistët gjermanë të industrisë së duhanit nuk mund të kishin gjetur ndonjë ndihmues më të keq se Komisionin Evropian. Vetëm në rast se Murat Kurnaz do të kishte thënë se u tortura nga ushtarë amerikanë që pinin cigare, ata do të kishin pasur mundësi të ishin mbrojtur pak më mirë. Por sidoqoftë, ndalimi i pirjes së duhanit në lokalet gjermane ka muaj që nuk merret seriozisht, e dje kjo fushatë kaq e rëndësishme pësoi humbjen përfundimtare. Sepse po hyri tani edhe Brukseli në lojë, atëherë rezistenca kombëtare do të jetë edhe më e fuqishme. Po aq e fuqishme sa cowboy-si i Marlboros përpara se të sëmuret me kancer në mushkri."

Gazeta «General-Anzeiger» komenton:

"Me BE-në - kjo është motoja e konkurrencës tek shumë komisionerë të BE-së. Dhe ai që është përgjegjës për shëndetin merr masat më të gabuara. Debati mbi kuptimin e mbrojtjes së atyre njerëzve që nuk pinë cigare, përfundoi. Askush nuk e vë në pyetje domosdoshëmrinë e kësaj mbrojtjeje. Pra tani bëhet fjalë për masat që duhen ndërmarrë për t´ja arritur këtij qëllimi. Dhe Brukseli vendosi tani një strategji të çuditshme, nga e cila mbetet vetëm të shpresojmë se nuk do të përfundojë në koshin e plehrave të shteteve antare të BE-së. Askush nuk mund të shpejgojë se si mund të funksionojë ndalimi i pirjes së duhanit në një koncert open-air. Apo në stacionet e autobuzëve. Por Komisioni Evropian ka të drejtë kur thekson se vendet e punës duhet të mbrohen patjetër nga tymi i duhanit."

Gazeta «Dresdner Neueste Nachrichten» komenton:

"Gjermania - Parajsa e Evropës për duhanpirësit. Por presidenca gjermane e rradhës e BE-së nuk është shumë e lumtur për këtë kompliment. E gjithë Evropa është kundër "tymit të kaltër". Vetëm në Berlin politika ka humbur për shkak të mjegullës orientimin. Shifrat që prezantoi komisioneri i BE-së për shëndetin dhe ambientin, Kyprianou janë impresionuese. Trendi i përgjithshëm për të mos pirë cigare duhet t´idetyrojë më në fund edhe politikanët në Berlin që të veprojnë."

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW