1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania: portret i një blegtori & Panairi i Jazz-it në Bremen

2 Maj 2010

Edhe në një vend të industrializuar si Gjermania ka njerëz, që jo vetëm e duan me të vërtetë natyrën, por jetojnë edhe fare pranë saj. P.sh. Jakob Müller. Ai është blegtor në Chiemsee, rreth 100 km në juglindje të Mynihut. Së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat ai ka një punishte qumështi në mes të maleve.

Nga datat 22-25 prill në Bremen u zhvillua panairi i xhazit "Jazzahead". Në Bremen u takuan muzikantë, lançues të këtij zhanri, gazetarë, organizues koncertesh dhe fetivalesh nga Gjermania dhe nga vende të ndryshme. Premiera e panairit "Jazzahead" ishte në vitin 2006. Këtë vit "Jazzahead" festoi 5-vjetorin e themelimit. Në natën e parë u ndjenë pasojat e hirit vullkanik, disa pjesëmarrës nuk e kapën dot natën e hapjes.

Autor: Anja Buchmann/Carla Fernandes

Redaktoi: Bahri Cani