1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

RKI: Kosova dhe Maqedonia e Veriut zona me rrezik të lartë

21 Gusht 2021

Udhëtarët nga këto vende duhet të regjistrohen në portalin përkatës para se të hyjnë në Gjermani. Të pavaksinuarit ose të pashëruarit duhet të kalojnë minimumi 5 ditë në karantinë.

Deutschland Grenzkontrollen an der Grenze bei Kiefersfelden
Fotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/picture alliance

Duke filluar nga e diela, 22 gusht 2021,Kosova  dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur instituti gjerman Robert Koch (RKI), të premten, (20.08.2021) pasdite në faqen e internetit.   

Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, ishulli i Karaibeve Dominika, Greqia - rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë), si edhe Irlanda. rajonet kufitare dhe perëndimore. 

RKI hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe  disa rajone të Spanjës. 

Çfarë duhet të kenë parasysh tani udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut? 

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të  të gjithë udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht, kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin www.einreiseanmeldung.de para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.

Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të paraqesin një test negativ, ose test i shpejtë (antigjen), më së shumti 48 orësh, ose test PCR, i bërë para maksimumi  72 orëve. Në Gjermani këta duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë  rezultatin negativ të testit të koronës.

Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët: 

a. kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit, 

b. janë tranzit nëpër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt;

Përditësim: 

Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë, i tha të shtunën, 21.08.2021, DW se regjistrimi në portalin https://www.einreiseanmeldung.de/#/ për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë i mundur vetëm pas datës 22.08.21 ora 00:00.

Për personat që nuk kanë mundësi ta plotësojnë formularin më parë, ekziston opsioni që ta plotësojnë edhe pasi të kenë mbërritur në Gjermani, por jo më vonë se 24 orë pas mbërritjes.

Regjistrimi mund të bëhet edhe në mënyrë postare. Formulari mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm: 

https://www.bundesgesundheitsministerium.de/coronavirus-infos-reisende/merkblatt-dea.html

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, formulari i plotësuar mund të dërgohet me postë në adresën: 

Deutsche Post E-POST Solutions GmbH, 69990 Mannheim

 

Artikull i përditësuar