1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania shton çezmat publike si masë kundër nxehtësisë

10 Gusht 2022

Në Gjermani ka vetëm 1300 çezma publike. Qeveria gjermane do të kërkojë nga bashkitë e komunat me detyrim që të shtojnë numrin e çezmave publike si masë kundër valëve të të nxehtit.

Indonesien | Selbst aufbereitetes Trinkwasser im Dorf Bunder
Fotografi: Nicole Ris/A. B. Rodhial Falah/DW

Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të nxehti e thatësira të gjata, qeveria gjermane kërkon të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Bashkitë dhe komunat do të duhet të shtojnë numrin e çezmave publike me ujë të pijshëm në sa më shumë vende publike, sipas një vendimi të qeverisë.

"Qasja në ujin e pijshëm duhet të jetë sa më e thjeshtë të jetë e mundur", thotë ministrja e Mjedisit, Steffi Lemke. "Çezmat me ujë të pijshëm janë një element bazë për kujdesin në raste nxehtësie", thotë politikanja e gjelbër që i referohet ekstremeve të motit dhe periudhave të thatësirës.

Fotografi: Christoph Hardt/Geisler-Fotopress/picture alliance

Në hap të parë do duhet të shtohen 1000 çezma tek 1300 çezmat e tjera. Sipsa ligjit çezma të tilla në të ardhmen do të jenë pjesë standarde e furnizimit publik me ujë.

la/ag