1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti vjetor i Qeverisë gjermane

19 Janar 2012

Në kohën kur ekonomia botërore po dobësohet, për Gjermaninë duket një perspektivë më e mirë. Kështu thuhet në raportin vjetor të qeverisë gjermane për prognozat e vitit 2012. Por edhe këtu ka rreziqe.

Philipp Rösler
Philipp Rösler megjithatë i buzëqeshur.Fotografi: picture-alliance/dpa

Varet nga perspektiva se si i shikon gjërat: sikur të mos ishte kriza e borxheve, sikur të mos kishte vështirësi në eurozonë dhe sikur të mos kihet parasysh dobësimi i ekonomisë botërore, atëherë prognozat e qeverisë gjermane për vitin 2012 do të ishin deprimuese. Këtë përshtypje e shton edhe vetë Ministri i Ekonomisë Philipp Rösler, i cili doli para gazetarëve në Berlin i ftohur. Megjithatë perspektiva duket aktualisht më ndryshe. Banka Botërore paralajmëron nga rreziqet e krizës ekonomike dhe mundësia e recesionit në Bashkimin Evropian. Në këto kushte, parashikimet e qeverisë gjermane për rritje ekonomike në vend prej 0,7 % gjatë vitit 2012 nuk duken deprimuese por premtuese.

Parashikime më të mira për Gjermaninë

Philipp Rösler dhe Angela Merkel: Qeveria ka prognoza të mira, porFotografi: picture-alliance/dpa

"Gjermania i ka punët mirë. Ekonomia jonë është e qëndrueshme. Nuk bëhet fjalë fare për recesion. Përkundrazi: ekonomia gjermane do të shënojë rritje edhe këtë vit, ndonëse do të rritet më pak se në vitin 2011. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në tregun e punës, i cili do të ketë lëvizje pozitive edhe këtë vit", deklaroi ministri Rösler.

Ministri nuk është i vetmi i cili mendon kështu. Të martën ka paraqitur prognoza pozitive për Gjermaninë edhe Qendra për Studime Ekonomike Evropiane (ZEW). Duket se pas rënies së zhvillimit në fund të vitit 2011 gjatë këtij viti gjërat sërish do të zhvillohet më mirë. Në qoftë se sipërmarrjet nuk përfshihen nga recesioni me siguri që do të ketë lëvizje pozitive edhe në tregun e punës. Qeveria gjermane pohon se gjatë këtij viti niveli i papunësisë në Gjermani do të bie në 6,8 %, që është niveli më i ulët në 20 vitet e fundit.

Gjermania është dhe mbetet një bazë e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Evropë, pohon Ministri i Ekonomisë Rösler, suke shtuar se qëllimi është që kështu edhe të mbetet: "Qëlllimi është që të jemi motor i zhvillimit ekonomik edhe në kohërat e vështira dhe të bëjmë të gjitha që për ruajtjen e rritjes ekonomike."

Bazat e zhvillimit

... ekonomia duhet të ecë!Fotografi: dapd

Zvoglimi i papunësisë, rritja e të ardhurave dhe çmimet stabile janë garancia për këtë zhvillim, shpjegoi Rösler. Fuqia më e madhe e blerjes do të thotë më shumë konsum privat, e konsumi e mbështet dinamikën kunjukturore. Por vetëm konsumi nuk ndihmon. Qeveria gjermane niset na fakti që kriza ekonomike dhe e borxheve nuk do të shkallëzojë dhe se do të nënshkruhen marrëveshjet për kufizimin e borxheve.

"Rreziku më i madh për prognozat e paraqitura janë zhvillimet në tregun financiar, në veçanti zhvillimet në eurozonë. Prandaj është me rëndësi që qeveria gjermane dhe partnerët e saj evropianë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për stabilizimin e gjendjes në Bashkimin Evropian", thotë Rösler.

Gjithandej në Evropë duhet të miratohet masat për frenimin e borxheve. Sipas mundësisë, masat e këtilla duhet të futen edhe në kushtetutë. Ministri Rösler është i bindur se disiplina fiskale dhe stabiliteti i BE-së janë të ndërlidhura shumë ngushtë mes vete. Me fjalë të tjera, të gjithë ata të cilët kërkojnë ndihma të tjera duhet të vazhdojnë me kursime strikte. Ministri gjerman i Ekonomisë pranon se Gjermania ka një pozitë komfortabël për momentin. Investuesit janë të gatshëm që të blejnë letra me vlerë të shtetit gjerman, të cilat duken shumë të sigurta. Por ministri hedhë poshtë të gjitha spekulimet se Gjermania nuk është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë vendet e tjera. Rösler pohon se Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë që i takon edhe në të ardhmen.

Autor: Sabine Kinkartz/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW