Gjermania, superfuqi e panaireve
25 Nëntor 2005
Ekonomia gjermane e panaireve sërish po shkon përpara. Gjatë këtij viti në Gjermani janë prezantuar 158.000 ekspozues nga mbarë bota, në 142 panaire me karakter ndërkombëtar. Është kjo një përqindje prej 2,5 më e lartë se një vit më parë. Këto panaire kanë mbledhur 9,7 milionë vizitorë, ndërkohë që shkëmbimet kanë arritur vlerën prej 2,4 miliardë eurosh.
Një numër kaq i madh i ekspozuesve ka befasuar pak edhe vet organizatorët e ekspozitave dhe panaireve - Komisionin për ekonomi gjermane. Udhëheqësi i tij Peter Neven thotë se vitin e kaluar ata kanë punuar me humbje prej minus 0,7 përqind.
"Gjatë vitit 2005 janë shënuar rritje të konsiderueshme. Në disa ekspozita rritja ishte më e madhe se pesë përqind, të cilat në masë të madhe kanë ndikuar edhe në rritjen e përgjithëshme. Atje ku ka pasur edhe probleme të mëdha, janë mbajtur manifestime më të vogla, ndërkohë që numri i ekspozuesve në panairet e mëdha ndërkombëtare ka mbetur i njëjtë. Në këto manifestime kemi një prezantim më të madh të ekspozuesve ndërkombëtar. Më shumë se 50 përqind e ekspozuesve vijnë nga vendet e huaja".
Përderisa pjesëmarrja e ekspozuesve nga bota është rritur çdo vit, numri i atyre gjermanë ka shënuar rënje konstante të prezantimeve në panaire. Mesatarisht kjo rënje ishte deri në pesë përqind. Duket se gjendja po ndryshon. Në një anketë të zhvilluar nga Komisioni për ekonomi gjermane, nga 56.000 ekspozues të rregullt, 81 përqind është deklaruar se panairi është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit me opinion. Në vendin e dytë është shitja e shërbimeve në botën e jashtme. Prandaj, sipërmarrjet duan që të shtojnë të dhënat për prezencën e tyre në panaire, mesatarisht për një përqind.
Në përgjithësi sipërmarrjet ndajnë për dy vite rreth 282.000 euro për paraqitje në panairet në vend dhe jasht tij. Më shumë para për këto qëllime kanë investuar edhe ekspozuesit e jashtëm. Peter Neven thotë se Gjermania për ta duket gjithnjë e më atraktive.
Gjermania është një treg interesant për të gjitha ekonomitë në botë. Vitin e kaluar në panaire rreth 30 përqind e vizitorëve ishin nga bota e jashtme. Kjo do të thotë se në Gjermani vijnë në vit 2,3 milionë njerëz nga mbarë bota, për t'u njoftuar me prodhimet e rreth 80.000 prezantuesve të huaj. Për një kinez, për shembull mundësia që të njihet me ekspozuesit amerikanë apo edhe aziatikë, është më e madhe se kur viziton ndonjë panair në Kinë".
Numri i ekspozuesve të huaj është rritur këtë vit për dy deri në tre përqind. Më së shumti është rritur numri i ekspozuesve pikërisht nga Kina, Tajvani dhe Hongkongu. Në anën tjetër, rreth 40 përqind e sipërmarrjeve gjermane janë aktive në panairet ndërkombëtare jasht vendit.
"Sipërmarrësit gjermanë në dy vitet e ardhëshme do të mërrin pjesë mesatarisht në pesë panaire në vend dhe tri jasht vendit. Kjo ka të bëjë me të gjitha lëmitë ekonomike. Sa i përket eksportit, ekonomia gjermane e panaireve është aq e fortë sa edhe e tërë ekonomia e vendit. Në qoftë se shikojmë trendet e 20 viteve të fundit, mund të konstatohet se këto vlera po i afrohen njëra tjetrës", thotë Neven.
Është ky një trend i cili mbështetet nga programi për prezantimin në panairet ndërkombëtare, me një shumë prej 36 milionë eurosh. Edhe organizatorët gjermanë të panaireve, po bëhen gjithnjë e më aktiv në botë. Për vitin e ardhëshëm gjermanët kanë parashikuar në mbarë botën organizimin e 192 panaireve, që paraqet 50 përqind më shumë se para tre vjetësh. Prioritet ka Kina, ku vitin e ardhëshëm do të organizohen dy të tretat e panaireve gjermane. Pason Rusia me 29 panaire, Emiratet e Bashkuara Arabe me 14 dhe India me 13. Ndër qytetet dominojnë Shangai, Moskva dhe Dubai.
"Këtu kemi një strategji shumë të qartë: Krahas me panairet në vend, të cilat me siguri që nuk do të dëmtohen për shkak të prezantimeve në botë, duhet mbetur konkurrent edhe jasht vendit. Edhepse panairet më të rëndësishme mbahen në Gjermani, nuk është e sigurt nëse ekspozuesit nga Azia, Britania e Madhe dhe Amerika e trajtojnë këtë si një treg panairesh, të cilat në fakt janë të zëna nga prodhuesit gjermanë".
Peter Neven vlerëson se organizatorët gjermanë të panaireve kanë marrë me qira mbi një miliona metra katror për vitin e ardhëshëm. Kjo është dhjetë përqind e sipërfaqes së panaireve në Gjermani.