Reklamë
"Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment", paralajmëron Renate Alt, deputete e partisë opozitare liberale në Bundestagun gjerman, në intervistëme Deutsche Welle-n. Ajo ndër të tjera kërkon që Gjermania të ushtrojë më shumë presion që Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimti Europian.