Gjermania vend i shtrenjtë pushimi
17 Dhjetor 2007Por euroja e shtrenjtë për shumë të tjerë nuk duket të jetë pengesë, pasi Gjermania po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar udhëtimi. Kështu konstaton Qendra Gjermane për Turizmin në Frankfurt.
Kërkesat mbi mesataren europiane
Zbuloni bukurinë dhe romantikën në Gjermani thuhet në këtë reklamë të shkurtër të vendosur në internet nga Qendra Gjermane për Turizmin. Muzika gjermane e dhomës shoqëron pamjet nga kështjellat dhe kalatë në mënyrë që në rradhë të parë amerikanët dhe britanikët të dallojnë bukurinë dhe romantikën gjermane siç shpjegon Petra Hedorfer, kryetarja e bordit të Qendrës për Turizmin. "Kërkesa për Gjermaninë në raport me zhvillimin ndërkombëtar është mbi mesataren europiane. "
Tre milionë euro për reklama
Çdo vit ajo jep nga mjetet financiare të federatës rreth tre milionë euro për reklamën jashtë vendit të Gjermanisë si destinacion turistik. Shumëkujt kur flitet për destinacione turistike në Europë mendja i shkon më shumë tek Italia, Spanja apo Franca. Për shumë të huaj megjithatë Gjermania është zgjedhja e parë thotë Hedorfer. "Gjermania vërtet është ngritur me një pozicion. Mendoj se kjo flet për vazhdimësinë e këtij ndryshimi imazhi që kemi konstatuar vitin e kaluar falë kampionatit të futbollit dhe faktorëve të tjerë që i paraprinë atij."
Por meqënëse vetë gjermanët janë kampionë turizmi dhe për pushimet e tyre kanë destinacion më shumë një vend mesdhetar perceptimi në Gjermani do të vazhdojë të jetë i shtrembëruar. "Parë në plan ndërkombëtar Gjermania është vërtet tregu më i madh sa i takon udhëtimeve jashtë vendit. Edhe gjatë vitit 2006 me rreth 74,5 milionë udhëtime jashtë vendit të gjermanëve ne kryesojmë në treg."
Turizmi i brendshëm në rritje
Megjithatë të shumtë janë ata që pushimet i bëjnë brenda vendit. Në këtë sektor gjatë këtij viti është shënuar një rritje e dukshme ndërkojë që niveli i pushimeve jashtë të gjermanëve ka mbetur në vend. Turistëve të brendshëm iu shtohen edhe ata nga jashtë, numri i të cilëve është rritur me rreth 3 për qind.
Sipas kryetares së bordit Hedorfer, përllogaritjet e Qendrës për Turizmin tregojnë se të dy faktorët kontribuojnë që Gjermania të jetë tregu më i madh i turizmit në botë edhe si destinacion pushimesh. Statistikat franceze dhe italiane kanë tjetër pamje por kjo për shkak të metodave të ndryshme të matjes. Sidoqoftë turizmi në Gjermani pritet të jetë një sukses edhe gjatë vitit 2008.