1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania zbulon kualifikimet e emigrantëve

Sabine Kinkartz /Aida Cama1 Shkurt 2013

Një mekanik që punon si shofer taksie, një infermiere pediatrie që punon pastruese, një inxhinier jeton me paratë për të papunët - në Gjermani shumë migrantë nuk bëjnë punën që i përshtatet kualifikimit të tyre.

Symbolbild Deutschland Migranten
Fotografi: picture-alliance/dpa

Mungon krahu i specializuar të punës - për këtë flitet prej vitesh në Gjermani. Nëse në tregun gjerman të punës nuk ndryshon asgjë, atëherë në vitin 2025 do të vihen në dispozicion në treg gjashtë milionë punonjës më pak. Ky do ishte helm për një ekonomi në lulëzim. Prandaj qeveria gjermane ka filluar në qershor të 2011 një ofensivë për tërheqjen e forcave të specializuara. Pjesë e kësaj ofensive është i ashtuquajturi ligji për njohjen e diplomave të huaja.

Që prej 1 prillit 2012 thotë Ralf Maier, referent në Ministrinë federale për Arsimin dhe Fushën Kërkimore, një ndryshim paradigme. "Deri tani migrantët janë parë ku duhet të ndihmohen. Tani për herë të parë do të shihet që të tërhiqen nga vendet e tjera njerëz me kualifikime të mira profesionale, që të jenë të dobishëm dhe nevojiten në tregun gjerman të punë."

Të drejtë për njohjen e kualifikimit

Prej 3 milionë migrantëve që jetojnë në Gjermani dhe që kanë përfunduar arsimin profesional, rreth 2 milionë i kanë marrë diplomat jashtë Gjermanisë. Shumë prej tyre iu është dashur dekadave të kaluara që pas ardhjes në Gjermani të kualifikohen si të pashkolluar duke mos patur kështu shance në tregun gjerman të punës. Tani ata kanë të drejtën që kualifikimi i tyre të testohet dhe të kualifikohet në mënyrë adekuate.

Fotografi: Getty Images

Për zyrat gjermane që merren me këtë punë, kjo paraqet një sfidë të vërtetë, thotë Ulrich Schönleitner nga ministria federale e Ekonomisë. Është e vështirë që të krahasosh një kualifikim jo gjerman me një gjerman. "Ne kemi një nivel të lartë të cilin nuk duam ta ulim. Prandaj duhet të përcaktojmë në mënyrë të saktë, ku janë kompetencat dhe nëse ekzistojnë boshllëqë, të plotësohen".

Çfarë është një zierës karameleje?

Në fushën e njohjes së profesioneve në Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë dhe në Dhomat e Zejtarisë janë paraqitur 3 mijë kërkesa për njohjen e diplomavë të marra jashtë Gjermanisë. Rreth 700 forcave të specializuara u është njohur ndërkohë diploma. Cilat kualifikime profesionale ekzistojnë në cilat vende, që mund të barazvlerësohen me diplomat gjermane, këto informacione mblidhen në portalin e internetit "BQ-Portal". Ky është një projekt i përbashkët i ekonomisë dhe shkencës dhe përkrahet nga ministria e ekonomisë.

Drejtori i projektit Dirk Werner, nga Instituti i ekonomisë gjermane flet për një sfidë të vërtetë. Një kuzhinier në Poloni mund të kualifikohet thjeshtë. Një zierës karameleje nga Uganda është e vështirë. Ka shumë vende, në të cilat sistemi i arsimit profesional është përpunuar shumë më pak se në Gjermani. "Në disa vende afrikane ekzistojnë rregulla arsimi, por ato vlerësohen më shumë si rekomandime. Pra ekzistojnë pretendime të tjera ndaj standarteve dhe kualitetit, dhe është e vështirë kur ekzistojnë edhe dokumentat për nivelin e rrogës, sepse vlerësimi nuk mund të bëhet shumë thjeshtë." Kjo varet shumë nga vendi dhe profesioni dhe ekzistojnë përgjigje të ndryshme.

Zhkundje e migrantëve

20 profile vendesh janë vendosur në portalin e internetit BQ. Kërkesat janë për 85 vende. Vlerësime të kujdesshme thonë se të paktën 200 mijë migrantë që jetojnë në Gjermani punojnë nën nivelin e kualifikimit të tyre. Shumë prej tyre, thotë Nihat Sorgec, drejtor ekzekutiv i Institutit Arsimo BWK në lagjen Krezberg të Berlinit, janë mësuar me situatën e tyre dhe nuk janë më të motivuar për të bërë ndryshime. "Ekziston një lloj letargjie në vitet e fundit, sepse ndjenja e refuzimit dhe e mungesës së kulturës së mirëseardhjes, ka lënë gjurmë në psiqikën e njerëzve". Këta njerëz duhet të shkunden dhe duhen bërë disa gjëra për tu dhënë ndjenjën se "janë faktikisht të mirëseardhur".

Fotografi: Getty Images

Dhënia e mundësisë për të marrë tani të drejtën nuk mjafton. Ligji për njohjen e diplomave duhet të plotësohet me gjëra të tjera në të gjitha fushat, thotë Ralf Maier nga Ministria e Arsimit. Tek punonjësit e zyrave gjermane duhet të ndryshojë mentaliteti. "Ata duhet të mësojnë pak nga kultura e mirëseardhjes dhe të vënë në jetë tezën se politikisht ne jemi përmbi ligjin. Aktualisht kjo përbën një sfidë të madhe."

Heqja e hendeqeve

Një pengesë tjetër janë kostot e procesit të njohjes së diplomave. Ato janë 600 euro, por për analiza më të komplikuara kualifikimi shkojnë deri në 2000 euro, thotë drejtuesi i projektit të BQ-së, Dirk Werner.

Kjo ka të bëjë me atë se sa dokumenta ekzistojnë dhe sa duhet të kërkohen që të vijnë. "E vështirë është në rastet kur nuk ekzistojnë dëftesat origjinale, ose kur në vendin e origjinës nuk ekzistojnë regjistra arsimi. Sa më e largët të jetë koha e mbarimit të arsimit, aq më e vështirë është testimi." - thotë Werner.

Migrantët që duan të vlerësojnë arsimin e tyre profesional ndihmohen që të mos i paguajnë vetëm kostot. Varet nga kërkesa për specialitetin e caktuar, nëse Agjencia e punës paguan pjesërisht apo plotësisht kostot e provimeve.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW