1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania zgjodhi një president të ri & Spanja dorëzoi kryesinë e BE-së & SHBA-ja arrestoi dhjetë spiunë rusë

2 Korrik 2010

Christian Wulff u zgjodh këtë javë president i Gjermanisë. Por mënyra se si u zgjodh ai nuk ishte bindëse, dhe para së gjithash ajo ishte një sinjal i qartë ndaj qeverisë së koalicionit.

Të enjten (1.7.) Spanja e dorëzoi kryesimin e BE-së. Drejtimin e morri Belgjika. Kryeministri i Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero foli për një "kryesim të kënaqshëm", por theksoi edhe "rrethanat e vështira". Udhëheqësi opozitar i partisë konservatore popullore, (PP), Mariano Rajoy, kritikoi se vendi nuk ka marrë rol drejtues gjatë krizës financiare, por i është nënshtruar "stuhisë" së tregjeve financiare. A dështoi Spanja, apo bëri të pamundërën në rrethanat e vështira?

FBI arrestoi më 27 qershor në Nju-Xhersi, Nju-Jork, Masaçusets dhe Virxhinia dhjetë burra dhe gra që akuzohen për spiunazh në favor të Rusisë. Në shtetin e Virxhinias ndodhet selia qendrore e CIA-s si dhe janë të përqendruara një sërë firmash amerikane të industrisë së armatimit.

Autor: Marc Koch/Christoph Hasselbach/Silke Hasselmann

Redaktoi: Bahri Cani