1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
EkonomiArabia Saudite

Përgatitjet për përfundimin e prodhimit të naftës

Alistair Walsh
29 Nëntor 2023

Vendet në rajonin e Gjirit Persik po kalojnë ngadalë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë. Por ata ende duan të eksportojnë naftën e tyre.

Rafinera e naftës
Rafinera e naftësFotografi: AFP

Deri më tani, rezervat e lëndëve djegëse fosile, si nafta dhe gazi, konsideroheshin si garanci e pasurisë për shtetet në Gjirin Persik. Por shtetet e Gjirit tani kanë filluar të largohen nga karburantet fosile. Aktualisht po ndërtohen centrale të energjisë së rinovueshme në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, të cilët janë ndër më të mëdhatë në botë.

Katari, për shembull, ndërtoi një sistem diellor përpara Kampionatit Botëror 2022 që mbulon dhjetë për qind të nevojave të vendit për energji. Një qytet në shkretëtirë po ndërtohet në Arabinë Saudite që do të furnizohet ekskluzivisht me energji të rinovueshme. Neo, siç quhet ndryshe, thuhet se ka sistemin e vet diellor për hidrogjenin e gjelbër. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të organizojnë konferencën e OKB-së për klimën këtë vit, po ndërtojnë atë që thuhet të jetë centrali më i madh i energjisë diellore në botë.

Projektesi këto synojnë të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona klimatike. Arabia Saudite dëshiron të prodhojë 50 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe duan të arrijnë 44 për qind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2050.

Prodhimi i naftës vazhdonFotografi: Gary Kazanjian/AP/picture alliance

Megjithatë, aktualisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë ndër 15 emetuesit më të mëdhenj të CO2, së bashku me shtetet e tjera të Gjirit - Bahreini, Omani, Kuvajti dhe Katari. Në krye të listës është Katari, i cili emeton 35.59 ton CO2 për person. Për krahasim: në Gjermani emetohen 8.09 tonë për person.

Prandaj, nevojiten masa serioze për të përmirësuar ekuilibrin klimatik. Në fakt, rajoni po bën hapa të mëdhenj drejt , thotë Mohammad Al-Saidi, profesor në Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Katarit, në një intervistë për DW.

Kur dielli kthehet në faktor ekonomik

04:52

This browser does not support the video element.

Energjia e rinovueshme dhe eksporti i naftës

Por nuk do të kalohet tek burimet e rinovueshme të energjisë vetëm për shkak të shqetësimit për mjedisin. Sipas Al-Saidi, një nga motivimet kryesore për ndryshimin është lirimi i rezervave të karburanteve fosile për eksport, duke maksimizuar kështu fitimet.

Në vitin 2020, Arabia Saudite ishte konsumatori i katërt më i madh i naftës në botë dhe konsumatori i gjashtë më i madh i gazit natyror, kështu që mbetej pak sasi për shitje jashtë vendit.

Pritet që kërkesa për naftë të vazhdojë të rritet deri në vitin 2040 – pavarësisht të gjitha pasojave të krizës klimatike me rritje të temperaturave dhe ngjarje ekstreme të motit. Por kur kërkesa më në fund ulet, çdo pikë nafte e mbetur në vend do të jetë një mundësi e humbur për fitim për vendet prodhuese.

Një arsye tjetër e rëndësishme për kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë është tërheqja e investimeve ndërkombëtare dhe ruajtja e një imazhi të mirë në komunitetin ndërkombëtar, shpjegon Al-Saidi: "Sepse imazhi i mirë do të thotë para".

Tranzicioni në një ekonomi të bazuar në energjinëe rinovueshme do të rriste ndjeshëm atraktivitetin e vendeve të Gjirit për investime të huaja, konfirmon John Truby, profesor i të drejtës që studion lidhjet midis qëndrueshmërisë dhe teknologjisë në Universitetin e Njukasllit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kriza klimatike prek shumë vendet e Gjirit

Rafinera e naftës në KatarFotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

Eksportet e vazhdueshme të naftës do të mbushin arkat e shteteve të Gjirit, por ato mund të kërcënojnë edhe ekzistencën e tyre. Ndërsa shumica e vendeve vazhdojnë të përdorin lëndë djegëse fosile dhe temperaturat globale do të vazhdojnë të rriten. E rajoni i Gjirit do të preket në mënyrë disproporcionale.

Një rritje globale prej 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2050 mund të shkaktojë një rritje prej katër gradësh për shtetet e Gjirit. Valët e të nxehtit mbi 50 gradë Celsius kanë goditur tashmë rajonin, ndërsa temperaturat mesatare janë shumë më të larta se ato të pjesës tjetër të botës.

Disa skenarë të ndryshimeve klimatike parashikojnë se temperaturat mesatare maksimale të verës në pjesën më të madhe të Gjirit Persik të tejkalojnë nivelet në të cilat është e mundur mbijetesa njerëzore. Ngrohja globale do të përkeqësojë edhe stuhitë e shkretëtirës në rajon, ndërsa ultësirat mund të preken nga rritja e nivelit të detit. "Një situatë paradoksale: nga njëra anë ju vareni nga të ardhurat nga nafta, por në të njëjtën kohë vendet tuaja janë në rrezik të madh të ndryshimeve klimatike”, përmbledh Trubi.

Politika e vendeve të Gjirit

Në një përpjekje për të vazhduar eksportimin e lëndëve djegëse fosile duke kufizuar rreziqet e ndryshimeve klimatike, rajoni po kthehet në një faktor të ruajtjes së dioksidit të karbonit (CO2), i njohur si CCS.

Vendet e Gjirit po investojnë gjithnjë e më shumë në energji alternativeFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Nëpërmjet këtij procesi, emetimet e CO2 futen nën tokë ose përdoren për produkte të tjera. Është parë prej kohësh se prodhimi i natfës mund të lejojë djegien e lëndëve djegëse fosile por pa rritur ndryshimet klimatike.

Megjithatë edhe dekada të tëra kërkimesh nuk kanë dhënë ende ndonjë zgjidhje që mund të shfrytëzohet shpejt dhe mjaftueshëm. Aktivistët e klimës e shohin CCS si një shpërqendrim të rrezikshëm nga veprimi real për të parandaluar ndryshimin e klimës.

Bashkimi Evropian dhe vende të tjera deri më tani janë shprehur kundër kësaj qasjeje. Ata besojnë se fokusi i veprimit klimatik duhet të jetë në heqjen graduale të karburanteve fosile, jo në teknologjitë për të reduktuar emetimet e CO2.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për rajonin e Gjirit Persik, të gjitha aktivitetet kimike aktualisht bazohen në modelin e shfrytëzimit të mëtejshëm të rezervave të karburanteve fosile për të financuar kalimin drejt një të ardhmeje pa karbon. Për ambientalistët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, kjo është ironi e pastër. Agnes Kalamar, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, u bëri thirrje vendeve si Arabia Saudite që të lënë rezervat e tyre të naftës në vend.

"Është koha që Arabia Saudite të veprojë në interes të njerëzimit dhe të fillojë të heqë gradualisht industrinë e karburanteve fosile, e cila është thelbësore për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të klimës," kritikoi Kalamar në fillim të vitit.

Redaktori: Tamsin Volker