1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjithçka për të mbrojtur euron - Unitet dhe vendosmëri në samitin e BE-së në Bruksel

17 Dhjetor 2010

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në samitin e BE-së që po zhvillon punimet në Bruksel kanë rënë dakord për krijimin e mekanizimit permanent për krizat në eurozonë.

Ministrat e financave të disa vendeve të euros
Ministrat e financave të disa vendeve të eurosFotografi: AP

"Ne kemi marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e euros. Nga njëra anë kemi rënë dakord për një mekanizëm permanent krizash. Kjo është e rëndësishme, sepse me këtë ne marrim përsipër detyrimin të sigurojmë stabilitetin e euros në tërësi. Dhe ky është një detyrim i të gjitha shteteve të eurozonës. Për këtë ishte e nevojshme një ndryshim i vogël i marrëveshjes të BE-së. Edhe për këtë ramë dakord."

Kështu është shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin dy ditor të BE-së që po zhvillon punimet në Bruksel. Pra samiti nga njëra anë vendosi për një mekanizëm permanent krizash nga viti 2013, ashtu siç e kishte kërkuar Berlini, nga ana tjetër ndryshoi marrëveshjen e Lisbonës, në mënyrë që mekanizmi i krizave të jetë i pakontestueshëm nga ana ligjore.

Kancelarja Angela Merkel në samitin e euros në BrukselFotografi: AP

Përveç kësaj në të ardhmen do të ketë një afrim më të madh të politikave ekonomike të 27 vendeve të Bashkimit Evropian. "Kjo është një ditë e mirë për Evropën!" tha kancelarja Merkel në përfundim të ditës së parë të samitit.

Ekziston vullneti politik për të bërë atë që është e nevojshme, vlerëson samitin edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy. Van Rompuy: " Shtetet anëtare që kanë si monedhë euron, mund të krijojnë një mekanizëm stabël, i gatshëm për t'u aktivizuar, për të ruajtur stabilitetin e zonës së eurospo qe se është e pashmangshme, pra dhënien e çdo lloj ndihme financiare dhe në kushte strikte."

Pra uniteti evropian për të mbrojtur monedhën e përbashkët vërtet përcakton tonin e samitit, megjithatë solidariteti evropian do të ketë kufij. Ky mekanizëm do të futet në veprim vetëm në rast se e gjithë zona e euros rrezikohet.

Jean Claude Juncker, Jyrki Tapani Katainen, Tonio Fenech, Wolfgang Schaeuble, Didier Reynders, Elena Salgado, Josef Proell, Giulio Tremonti dhe Jan Kees De JagerFotografi: AP

Ministri austriak i Financave, Josef Pröll e cilëson sukses ngritjen e mekanizimit permanent për krizat. "Ajo që është arritur këtu është vërtet një gjë e madhe. Ne i treguam botës që Evropa di të bashkohet dhe të vërë në rrugën e duhur gjërat e duhura." Pröll pret që me këtë hap tregjet financiare të qetësohen.

Por nëse këto masa janë të mjaftueshme, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso vlerëson kështu: "Mendoj se përgjigja e rëndësishme që shefat e shteteve dhe qeverive kanë dhënë është: Ata do të bëjnë gjithçka, gjithçka që të sigurojnë stabilitetin e euros."

Në samit nuk u ra dakord për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit, aktualisht e pajisur me një shumë gjigande prej 750 miliardë eurosh. Ky dakordim pritet ditën e premten.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW