1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjithnjë e më shumë polakë punojnë në Gjermani

Justyna Bronska10 Prill 2006

Që prej zgjerimit të BE-së përpara dy vitesh, trafiku mes Polonisë dhe vendeve evropiano-perëndimore është rritur me shpejtësi. Dhjetëra autobuzë të mbushur plot më pasagjerë udhëtojnë çdo ditë për në Gjermani

Punëtorë sezonalë polakë mbledhin luleshtrydhe në Offenburg
Punëtorë sezonalë polakë mbledhin luleshtrydhe në OffenburgFotografi: AP

Për pak minuta do të arrijmë në Vupertal, thotë shoferi i autobuzit në gjuhën polakë. Autobuzi nga Katovici u nis në Bon dhe do të kalojë përmes Kölnit dhe disa qyteteve të tjera gjermane. Në çdo qytet hyjnë në autobuz pasagjerë të rinj polakë. Stacioni i fundit është Braunshvajgu. Shumica e pasagjerëve janë mes moshës 30 dhe 50 vjeçarë dhe udhëtojnë rregullisht. Shoferi i autobuzit i njeh pothuajsë të gjithë:

"Gjermanët nuk udhëtojnë shpesh me ne. Shumica janë të rinj polakë që punojnë" - tregon ai.

Një burrë 30 vjeçar ka 4 vitë udhëton çdo 2 muaj nga Polonia në Gjermani. Pyetjes së çfarë bën në Gjermani, ai i përgjigjet duke mbledhur supet:

"Jam në ndërtim. Në Gjermani mund të fitoj më shumë para. Kur fitoj në Poloni 800 zloty dhe në Gjërmani 2500 zloty, atëherë ja vlen më shumë këtu. Puna nuk më pëlqen por çfarë të bëj, nuk kam zgjidhje tjetër."

Për ta shtyrë kohën e gjatë të udhëtimit, shoferi i autobuzit ka vënë një film amerikan dashurie, të sinkronizuar në gjuhën polake. Disa pasagjerë e ndjekin me vëmendje, disa të tjerë shkëmbejnë eksperiencat që kanë mbledhur gjatë punës së tyre jashtë shtetit.

Në orën 6 të mëngjesit arrijmë në qytetin kufitar Görlitz. Pasagjerët mbajnë në duar pashaportat dhë letërnjoftimet. Që prej antarësimit të Polonisë në BE, ka ndryshuar edhe klima në kufi, tregon Lukas Kviatkovski:

"Policia kufitare nuk kotrollon më pothuajse fare. Ata nuk pyesin më sa para kemi me vete, sa kohë do të rrimë në Gjermani. Pra mund ta kalojmë kufirin pa probleme. Duhet të pohoj se policia kufitare është bërë shumë e dashur. Më parë ishte keq por tani janë të gjithë të dashur."

Pas 18 orësh udhëtim, autobuzi arrin në Katovizt. Shumica e pasagjerëve të rraskapitur tashmë, priten në stacionin e autobuzëve nga familjët e tyre. Pothuajsë të gjithë do të nisen brenda pak javësh sërish për të punuar në Gjermani.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW