Gjykata italiane dënon 9 shtetas gjermanë për krime naziste
7 Korrik 2011Gjykata italiane dënoi 9 shtetasit gjermanë për masakrën e kryer në veriun e Italisë, ku humbën jetën më shumë se 400 civilë. Gjykata në Verona dënoi si fajtorë 9 anëtarët e divizionit "Hermann Göring", pasi ata vranë qindra civilë, ndërsa përpiqeshin që të thyenin më 1944 Rezistencën Italiane. Shumë prej vrasjeve ndodhën në provincën e Toskanës dhe në Emilia-Romagna, ndërsa rreth 140 vrasje ndodhën vetëm në qytetin e Modenës.
Wilhelm Karl Stark, 90 vjeç, ishte një toger në hierarkinë e gardave të asaj kohe, dhe ai u dënua me burg të përjetshëm bashkë me 93 vjeçarin Ferdinand Osterhaus, një tetar në atë kohë, si dhe me 91-vjeçarin Helmut Odenwald, asokohe kapiten.
Herbert Wilke, 92 vjeç, Erich Koeppe, 91 vjeç dhe Hans Georg Karl Winkler, e Karl Friedrich Mess, të dy nga 80 vjeç, morën gjithashtu të njëjtin dënim të rëndë. Gjithashtu, këta persona janë dënuar që t'u paguajnë dëmshpërblim në para, familjeve të viktimave, nga të cilët shumë ishin prezente në dhënien e vendimit.
Author: Aurel Boriçi
Redaktoi: Angjelina Verbica