1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Global Media Forum i Deutsche Welle-s për klimën & Java e varfërisë në Gjermani

25 Qershor 2010

- Kërcënimi nga ndryshimi global i klimës ndihet nga njerëzit në të gjithë botën. Në këtë përfundim arrin një studim, i cili u prezantua të hënën (21.06.) në Global Media Forum që u organizua në ambientet e Deutsche Welle-s në Bonn. Mathias von Hein ishte i pranishëm në prezantimin e studimit:

- 15 % e qytetarëve gjermane vlerësohen si të varfër. Shifra është e lartë dhe mund të rritet ende. Sepse duke patur parasysh arkat bosh të shtetit, me programin e kursimit qeveria gjermane do të shkurtojë edhe shpenzimet në fushën sociale. Kjo ndodh në vitin evropian të luftës kundër varfërisë dhe kufizimeve sociale. Në të gjitha vendet evropiane u zhvilluan në vitin 2010, javë aktivitetesh që kishin në fokus temën e varfërisë. Javën e kaluar një javë e tillë u organizua në Spanjë, javën e ardhshme do të zhvillohet në Bullgari. Këtë javë e kishte radhën Gjermania. Iniciatore është Konferenca Kombëtare e Varfërisë, në të cilën marrin pjesë shoqatat më të mëdha që punojnë në fushën sociale. Nga Berlini raporton Sabine Kinkartz

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW