1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Goditje e re tërmeti në Peru

19 Gusht 2007
Një goditje e fortë pasuese e tërmetit në Peru, tri ditë pas tërmetit të parë shkatërrues ka përhapur panik tek njerëzit. Tërmeti arriti shkallën 5,5 Richter. Në shumë vende, nga frika njerëzit dolën në qiell të hapur. Nuk ka të dhëna për dëme të konsiderueshme ose për të plagosur. Qeveria peruane ka nisur ndërkohë 1000 ushtarë të tjerë në zonën e tërmetit, për të ndaluar atje plackitjet dhe vjedhjet që janë shtuar. Për shkak të ndihmës që po avancon shumë ngadalë, në shumë vende gjendja po bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar. Pamje televizive nga zonat e shkatërruara tregonin njerëz që në kërkim të ushqimeve sulmonin dyqane dhe ndalonin kamionë. Për të ruajtur rendin, autoritetet mendojnë të vendosin edhe ndalim qarkullimi natën.