1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150911 Schüler Kulturmanagement

26 Shtator 2011

Nga bankat e shkollës në jetën e të rriturve. Dhjetë gjimnazistë morën pjesë në projektin për manaxherë muzike të organizuar nga Festivali Beethoven dhe organizuan një koncert të Goran Bregoviç.

Goran Bregović Komponist Bethovenfest Bonn
Goran Bregović, kompozitor nga BosnjaFotografi: DW

Në atdheun e tij, ish-Jugosllavi dhe në Ballkan, Goran Bregoviç është një nga artistët më të njohur. Ai është i njohur kryesisht për ata që e duan muzikën plot temperament të Ballkanit. Por shumica e të rinjve dhe e nxënësve gjermanë nuk e njohin atë "Goran kush" është pyetja që bënin ata në fillim të projektit.

"Në fillim kisha një grimë skepticizmi. Nuk dija se si ta vlerësoja. Ndërkohë, ne të gjithëve na pëlqen kjo muzikë me të vërtetë. Më duket vërtet shumë e mirë si muzikë, bombë. Duhet ta dëgjosh, por pastaj është vërtet fantastike. " - thotë një nxënëse.

"Jo, më parë nuk e kisha dëgjuar, por muzika është interesante, kështu që më pëlqen." - shton një nxënëse tjetër.

Goran Bregovic Weddings and Funeral Orchestra Bon Beethovenfest 2011Fotografi: DW

Takimi me Goran Bregoviçin

Pasi u njohën me muzikën, dhjetë nxënësit pjesëmarrës në projektin për manaxherë muzike filluan në shkurt të organizonin një koncert të Bregoviçit. Të rinjtë i morën përsipër vetë të gjitha organizimin, financimin, marketingun - çdo gjë që ka nevojë të bëhet për të organizuar një koncert. Punonjësit e Festivalit Beethoven vetëm sa i mbështetën studentët për organizimin e takimeve me sponsorët, për negociatat me artistët dhe për të organizuar një konferencë për shtyp. Kulmi i përgatitjeve qe takimi i nxënësve me Goran Bregoviçin në një koncert në Dortmund.

Koncerti qe si një festë e madhe dhe euforia të bënte për vete. Projekti nxënësit si manaxherë muzike që drejtohet prej Festivalit Beethoven ekziston prej rreth tre vjetësh. Zakonisht janë mësuesit ata që i njoftojë nxënësit për projektin. Ndonjëherë ata e marrin vesh këtë edhe nga shokët e klasës. Këtë vit për sektorët shtypi dhe marrëdhëniet me publikun, teknologjia dhe drejtimi artistik kishin aplikuar 29 nxënës të shkollave të mesme. 10 pjesëmarrësit u përzgjodhën përmes intervistave.

Goran Bregovic Weddings and Funeral Orchestra Bon Betthovenfest 2011Fotografi: DW

Projekti një shans të madh për nesër

Nxënësit përpiluan fletëpalosje dhe posterë, krijuan një faqe interneti, dhe bënë shumë reklamë përmes twitter dhe facebook. Pas rreth 8 muajsh punë dhe përgatitje ata e realizuan këtë shtator koncertin me Goran Bregovicin dhe orkestrën e tij. Nxënësit thonë se për të punuar për projektin u duhej të hiqnin dorë nga një pjesë e kohës së lirë. Por e shikojnë punën në këtë projekt si një shans të madh për nesër, kur të dalin nga bankat e shkollës në jetë.

Autor: Tanja Spanović
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW