Gratë dhe kriza financiare në Itali dhe "100 vjet në Kosovë"
6 Mars 2009Reklamë
Për shkak të borxheve të shumta Italisë i duhet të kursejë dhe këtë gjë e bën në radhë të parë në sektorin e arsimit, një sektor tipik ku janë të punësuara shumë femra.
Që kosovarët nuk do të ishin shumë të kënaqur kur të lexonin librin e saj "100 jave në Kosovë", këtë e dinte Saskia Drude që në fillim. Por qëllimi i saj nuk ishte të bënte reklamë për turistët që duan të vizitojnë Kosovën. Ajo në fakt synonte të bënte një manual realist që në radhë të parë do t'u shërbente ndërkombëtarëve të shumtë që hyjnë e dalin në Kosovë, e që nuk kanë kohë të dëgjojnë hallet e vendasve. Kosova në sytë e një evropianeje.