1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Alarmi Ortodoks Popullor hyn në parlament

Niko Anagnosti 17 Shtator 2007

Roli kryesor i Alarmit Ortodoks Popullor në parlamentin e ardhshëm do të jetë ai që Greqia të vazhdojë tu mbetet grekëve" thotë lideri i saj, Jorgos Karaxhaferis.

Zgjedhje në Greqi, 16 shtator 2007Fotografi: AP

Greqia ishte i vetmi vend që deri më sot nuk kishte përfaqësim parlamentar të ekstremit të djathtë. Ajo u arrit me votimin e djeshëm dhe kthimin në parti parlamentare të Alarmit Ortodoks Popullor që aktualisht përfaqësohej vetëm në Parlamentin Evropian. Zhvillimi në fjalë do të ishte fokusuar sigurisht shumë më tepër në qoftë se humbjen e thellë të opozitës socialiste PASOK-ut nuk do ta pasonin zhvillimet dramatike me vendimin e detyruar dhe të njëkohshëm të kreut të saj Jorgos Papandreu për rikandidimin e tij në zgjedhjet e reja që shpalli për këtë post.

Kjo nuk zbeh aspak rëndësinë e një force të tillë politike, me një prezencë aspak të papërfillshme prej 10 deputetësh dhe me një platformë të tillë politike si mesazhi i mbremshëm konçiz i kreut të saj Jorgos Karaxhaferis që ofrohet për shumë lexime. "Roli kryesor i Alarmit Ortodoks Popullor në parlamentin e ardhshëm do të jetë ai që Greqia të vazhdojë tu mbetet grekëve" tha lideri i saj duke paralajmëruar kështu qartë spektrin politik por edhe opinionin më gjerë për retorikën e tij nacionaliste përsa u përket çështjeve të politikës së jashtme dhe në radhë të parë për emigracionin.

Përkrahës të Demokracisë së re në fushatë, 14 shtator 2007Fotografi: AP

Nuk është e rastit që votat më të shumta dhe vendet në parlament kjo parti i mori vetëm në dy qendrat e mëdha urbane të Greqisë, në Athinë-Pire dhe Selanik ku është përqëndruar edhe numri më i madh i emigracionit. Elektorati i tij është heterogjen, vlerësojnë analistët, dhe vota e tij kryesisht si protestë, siç ndodhi në një masë të madhe edhe me të majtën, që të kthehet në votë pozitive, pra në një elektorat të qëndrueshëm, do të kërkojë konseguencë dhe tone të larta. Kjo do të thotë që Karaxhaferis, siç bënte edhe në periudhen paraelektorale, do të vazhdojë të kërkojë një kurs të ashpër ndaj emigracionit, për "rregull" dhe "kuotë të kontrolluar" veçanërish ndaj atij shqiptar që sipas tij si fqinj nuk është e urtë që kalon 70 përqindëshin e të huajve.

E vërteta është se në radhët e emigrantëve aktualisht nuk vihet re ndonjë shqetësim i veçantë. Ata duket se janë mjaftuar me politën tolerante të deritanishme të Demokracisë së Re, edhe pse i le me një status gjysëm të ligjshëm, kur shohin si një faktor pozitiv dhe marrëdhëniet e mira midis partive të djathta simotra në të dyja anët e kufirit. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ishte nga të parët që përgëzoi mbremë në darkë homologun e tij grek për fitoren e tij. "Është një parti raciste, por besoj se do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi dhe në Austri, do të zhdoket nga skena politike" thotë për Deutsche Welle emigranti Izet Matushi si shumë bashkëatdhtarë të tjerë të tij.

Ndoshta është shpejt për konkluzione, por një gjë duhet shënuar. Peizazhi i ri politik dhe shumica e kufizuar absolute me 152 deputetë mund ti diktojnë Karamanlisit një politikë më konservatore për emigracionin pa tentuar të mbyllë plotësisht çdo kanal komunikimi me ekstremin e tij të djathtë siç deklaronte para zgjedhjeve. Balancimi pozitiv për emigracionin mund të vijë vetëm nga spektri i majtë që ka dalë i përforcuar me 36 deputetë. "Rritja e së majtës radikale është një mesazh për kthesë majtas" deklaroi nga ana e tij lideri i saj triumfues i këtyre zgjedhjeve Alekos Allavanos kur vlerësohet se në këtë rrugë do të ecë edhe opozita socialiste për të rifituar votat e humbura.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW