1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Vazhdon puna e emergjencës në rajonet e përmbytjeve

9 Shtator 2023

Stuhia "Daniel" ka shkatërruar territore të tëra. Në disa zona ka rënë aq shumë shi sa asnjëherë tjetër që nga koha e regjistrimit të reshjeve në vitin 1955. Sidoqoftë meteorologët japin shpresë.

Palamas e prekur nga stuhia Daniel
Palamas e prekur nga stuhia DanielFotografi: Giorgos Moutafis/REUTERS

Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i viktimave është rritur ndërkohë në dhjetë vetë. Shumë banorë druajnë, se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë që qindra vetë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në vende të sigurta. Për herë të parë të enjten helikopterët mundën të fluturojnë mbi fshatrat e përmbytura në komunën Karditsa, për t'i shpëtuar njerëzit nga catitë e shtëpive, ku kishin mbetur të bllokuar prej ujit. Edhe ushtria është mobilizuar duke depërtuar në territoret që janë bërë të pakalueshme, sikurse njoftojnë mediat greke.

Në Greqi po përdoren barka dhe automjete ushatarake për ndihmëFotografi: Giorgos Moutafis/REUTERS

"Pa asnjë ndihmë"

Shkatërrime dhe dëme të jashtëzakonshme prej stuhisë në GreqiFotografi: Eurokinissi/AFP/Getty Images

Kryebashkiaku i qarkut Palamas, Giorgos Sakellariou, i tha televizionit Skai, se uji në këtë zonë ka arritur nivelin dy metra dhe banorët janë bllokuar në shtëpitë e tyre dhe kanë mbetur "pa asnjë ndihmë". Në Larisa pas disa ditëve reshje të fuqishme mbetën të izoluar rreth 80 vetë për më shumë se 24 orë pa ushqim dhe ujë të pijshëm, shkruan gazeta "To Proto Thema". Më në fund një banor kishte ardhur me një traktor me rimorkio dhe i kishte transportuar ata në vend të sigurtë.

Shumë të prekur kanë humbur prej vërshimeve gjithçka

Në qytetin port Volos me rreth 150.000 banorë reshjet e fuqishme kanë bërë që rrugët të zhyten në baltë. Qarkullimi i makinave është i ndaluar, në mënyrë që forcat e shpëtimit të kenë qarkullim të lirë. Furnizimi me energji dhe me ujë nuk kanë funksionuar deri të enjten në mbrëmje.

Ndërkohë që pjesa tjetër e Greqisë si edhe turizmi atje vazhdojnë normalisht, në rajonin turistik Pilion në Thesali janë izoluar prej vërshimeve rreth 500 familje pushuesish. Këtë e njoftoi zëvendësi i kryebashkiakut të Pilionit të Jugut, Dimitris Parrisiadis, për gazetën "Kathimerini". Shkatërrimet janë të mëdha dhe shumica e fshatrave kanë mbetur të izloluar nga bota përreth. "Vlerësoj, që rreth 500 familje greke dhe turistë janë të izoluar në jug të Pilionit."

Larisa, Greqi, rrugët e vërshuara prej stuhisë Fotografi: Louisa Gouliamaki/REUTERS

Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje "Daniel" mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.

Qeveria dhe ekspertët i klasifikojnë sasitë e reshjeve si një dukuri e motit ekstrem. Në Magnisia brenda 24 orëve ka rënë aq shumë shi, sa nuk është regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1955. Sipas meteorologëve nga e premtja ka nisur përmirësimi i motit.

 

jj/fab (dpa, afp)