1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Problemi i racizmit kundër të huajve po vihet në rend të ditës

17 Janar 2011

Distrikti i Shën Panteleimonit u bë këtë fundjavë arenë përleshjes midis forcave policore dhe ekstremistëve ultra të djathtë, që arritën të anullojnë një manifestim solidariteti ndaj imigrantëve.

Demostratë në Athinë
Demostratë në AthinëFotografi: AP

Drejtësia duhet të vendosë sot se çdo të bëje me pjesëtarët e arrestuar për herë të parë të organizatës raciste "Agimi i Artë" gjatë incidenteve të shënuara të shtunën në darkë në sheshin Shën Panteleimoni ku ishte paralajmëruar të mbahej një koncert në shenjë solidariteti ndaj imigrantëve. Koncerti ishte një nismë e organizatave antiraciste greke, por edhe shoqatave të shumta të imigrantëve, kryesisht afrikanoaziatikë, pas mitingut të mbajtur në sheshin para Universitetit të Athinës nga organizatat antiraciste greke edhe shoqatat e imigrantëve por edhe nënpunës shtetërorë në shenjë proteste kundër politikave të ushtruara ndaj imigrantëve.

Forcat ekstreme të djathta, por edhe qytetarë të revoltuar, siç prezantohen, duke dashur të diferencohen nga organizata raciste Agimi i Artë, pushtuan që në mëngjes sheshin për të penguar mbajtjen e koncertit dhe e kthyen në arenë përleshjesh me forcat policore që ndërhynë për t’i shpërndarë. Atmosfera u elektrizua se tepërmi dhe policia e venë në ndjekje të ekstremitëve nuk nguroi të hyjë edhe brenda në kishë kur mbahej mesha duke përdorur edhe gazin lotsjellës, gjë që ndodh për herë të parë dhe me të drejtë shokoi opinionin.

Rruga Petrou RaliFotografi: Nikos Pilos

"Disa deshën të organizojnë një aktivitet kundër dëshirës së qytetarëve" deklaroi Nikos Mihalolakos, kreu i organizatës Agimi i Artë, i cili po shfrytëzon më së miri revoltën e banorëve të zonës për shkak të përqëndrimit të madh të klandestinëve afrikanoaziatikë dhe me votat e tyre arriti të zgjidhet dhe këshilltar bashkiak në zgjedhjet vendore të nëntorit të kaluar.

Gjendja është e tillë që nuk mohohet as nga zërat më të arsyeshëm të banorëve të zonës si Kostas Kotronis, emigrantë edhe vetë në Amerikë në vitet 80-të. "Në nje hapësirë shumë të vogël ka 2.500 drogaxhinj, 3.000 vajza zezake që shesin trupin e tyre, 5.000 të pastrehë, pothuajse 3.000 vetë në tërrësi që jetojnë në kushte mjerante që mua si grek më vjen turp për këtë mjerim", thotë banori i zonës Kostas Kotronis, i cili në dallim nga komshinjtë e tij të tjerë të revoltuar thotë se "duhet t’i qendrojmë më krahë shtetit që dhe problemin tonë të zgjidhim dhe këta njerëz të jetojnë në kushte njerëzore".

Por zëra të tillë nuk gjejnë jehonën e duhur ashtu si edhe koncerti simbolik i ndjekur nga vetë presidenti grek Papulias, për bashkëjetesën me të huajt i para një muaji po në kishën e Shën Panteleimonit, si nismë e përbashkët e Kryepeshkopit Ieronimos edhe Pallatit të Muzikës. "Ne realizuam një miting të madh që kaloi mesazhin se nuk duam gardh as në Evro as te Shën Panteleimoni i thotë DW përfaqësuesi i organizatës ANDARSIA, i cili gjithsesi e shikon të izoluar "pakicën raciste" të Agimit të Artë dhe kritikon policinë që anuloi më në fund mbajtjen e koncertit nga frika e incidenteve.

Koncerte në Athinë kundër krizësFotografi: Nikos Pilos

Por çfarë po ndodh përtej Shën Panteleimonit me vetë shoqërinë greke dhe sa i mundshëm është një radikalizim i saj në sensin konservator kundër imigratëve? "Është një gjendje shumë e vështirë se vë përballë një pjesë të varfër të shoqërisë kundër një pjese më të varfër të shoqërisë, që janë imigrantët. Në vend që të shohin si kundërshtare politikat qeveritare që u reduktojnë pagat dhe të drejtat sociale, shohin si fajtorë dhe viktimizojnë lehtë imigrantët, që janë akoma më të pambrojtur dhe të varfër se ata. Kjo krijon një polarizim të madh në shoqërinë greke dhe zgjon reflekset konservatore duke u dhënë mundësinë pikëpamjeve raciste dhe fashiste që të gjejnë terren të begatë në shoqërinë greke të sprovuar nga kriza" i thotë DW, anëtari i Sekretariatit Politik të partisë së majtë Sinaspismos, Dhimitris Stratulis. Politikani i majtë grek nuk e mohon "geton" në qendër të Athinës, por e sheh si pasojë të boshllëkut të krijuar nga mungesa e shtetit dhe politikave jo efikase të menaxhimit të imigracionit.

Por cila është zgjidhja për një problem të mahisur me rreth 1 milionë klandestinë, kufijtë pothuajse të pambrojtur dhe një politikë imigracioni të mangët? "Shikoni, emigrimi është një problem evropian dhe duhet të jepen zgjidhje evropiane. Jo me gardhe" thotë Dhmitris Stratulis dhe përmend tri masa: Rishikimin e Marrëveshjes së Dublinit që nuk i lejon Greqisë të pajisë klandestinët me dokumente udhëtimi nëpër Evropë, ku edhe duan të shkojnë, së dyti dhënien e azilit politik imigrantëve të ardhur nga zona të luftës dhe së treti ndihmën ndaj vendeve të tyre, me qëllim që të mbeten aty dhe të mos emigrojnë nëpër Evropë. Por deri atëherë shoqëria greke ftohet të kalojë një sprovë të vështirë dhe për vlerat dhe humanizmin e saj.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Aida Cama