1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Prognozat nxjerrin partinë Nea Demokratia fituese

25 Qershor 2023

Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Greqi brenda 5 javësh sipas prognozave të para partia konservatore e kryeministrit, Mitsotakis, Nea Demokratia ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kyriakos Mitsotakis
Kyriakos MitsotakisFotografi: Louiza Vradi/REUTERS

Sipas llogaritjeve të para partia konservatore, Nea Demokratia kryeson rezultatet e zgjedhjeve në Greqi. Ishin zgjedhjet e dyta parlamentare në Greqi brenda 5 javësh, Sipas prognozave të para partia konservatore e kryeministrit, Mitsotakis duket të marrë 40,4% të votave. Kurse partia Syriza e ish-kryeministrit, Aleksis Tsipras sipas llogaritjeve të para ka arritur 17,8% të votave. Rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende.

Që para zgjedhjeve të dielën partia konservatore e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis konsiderohej me shanse shumë të mira për një mandat tjetër nga zgjedhësit. Partia kryesore opozitare, ajo e majtë, Syriza e ish-kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras ndodhej në sondazhe shumë më pas se partia Nea Demokratia.

Kyriakos MitsotakisFotografi: Aris Messinis/AFP/Getty Images

Zgjedhjet e reja u bënë të nevojshme, sepse partitë pas pesë javësh zgjedhje nuk arritën të krijonin një koalicion qeverisës. Në zgjedhjet e 21 Majit, partia e Mitsotakis, Nea Demokratia doli kryesuese dhe arriti të marrë 40,8 të votave, por humbi shumicën aboslute. Të dielën aplikohet në Greqi një e drejtë e re zgjedhore, sipas së cilës partisë më të fortë në zgjedhje i jepen edhe 50 vende plus. Prandaj Mitsotakis e paraqet veten si fitimtar të sigurtë dhe shpreson të arrijë shumicën absolute.

Aleksis TciprasFotografi: Costas Baltas/AA/picture alliance

Partia kryesore opozitare Syriza shpreson ende për një shans. Luftojmë deri në minutën e fundit për një rezultat të suksesshëm, tha ish-kryeministri, Tsipras. Syriza në zgjedhjet e 21 majit mori 20% të votave. Në fushatën e fundit, Tsipras u përpoq të bëjë për vete votuesit me premtime të reja sociale, si rroga më të larta dhe pensione më të mira. Ai premtoi të ulë tvsh-në mbi artikujt ushqimorë dhe benzinën.

 

la/ag