1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Shfaqet video që dëshmon poshtërimin nga policia të migrantëve shqiptarë

Niko Anagnosti19 Qershor 2007

Një video celular për poshtërimin policor të dy adoleshentëve shqiptarë në qendrën policore të Athinës, vazhdon të shkaktojë reagime të ashpra në Greqi

Polic grek, AthinëFotografi: dpa
Videoja e turpit, siç është quajtur ndryshe, ku adoleshentët detyrohen të godasin njëri tjetrin, përcillet si një dëshmi shokuese jo vetëm e racizmit policor ndaj emigrantëve por e një krize më të thellë morale në organet policore. Opozita kërkon me insistim
dorëheqjen e ministrit të Rendit Viron Polidoras, të cilit i faturon kultivimin e mentalitetit të arbitraritetit policor. Qeveria jeton me frikën e publikimit dhe të videove të tjera të këtij lloji, që thuhet se janë me dhjetëra.