1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Vetëshërbim i partive në pushtet

Bernd Niderbryge5 Gusht 2013

Keqmenaxhim dhe korrupsion nga ana e partive të cilat në Greqi i financon shteti.

Griechenland Athen Parlament ProtestFotografi: Reuters

Partia Pasok thuhet se ka mbi 130 milionë euro borxhe. Punonjësit e Pasokut tregojnë se janë ende në pritje të pagave, se ka shkurtime dhe prapambetje në pagimin e qirasë. Po ashtu njoftohet se bankat kanë filluar procesin e konfiskimit.

Kreu i Pasokut Evangelos VenizelosFotografi: Reuters

Rovertos Spiropulos, ish-shefi i Financave të Pasokut flet haptas për keqmenaxhim dhe korrupsion: "Po, në të kaluarën janë bërë gabime, por ju e dini dhe vetë shumë mirë se edhe në demokracitë e zhvilluara mungesa e transparencës dhe korrupsioni janë gjithmonë pjesë e një ekonomie që funksionon."

Në Greqi partitë i financon shteti. Për çdo votë partia merr një tarifë të caktuar. Por partive duket se nuk u kanë mjaftuar këto miliona. Kështu partia Pasok dhe Demokracia e Re kanë marrë edhe kredi të mëdha bankare - secila të paktën nga 130 milionë euro.

Kredi të motivuara politikisht

Shumë grekë janë të zemëruar nga siguritë që kanë ofruar partitë për kreditë. Secila prej tyre ka ofruar si garanci përkatësisht tarifën shtetërore që do të marrin për çdo votë të votuesve të tyre në zgjedhjet e ardhëshme. Menaxherët e bankave kanë pranuar pra suksesin e pasigurtë zgjedhor si kolateral për kreditë.

Në Greqi partitë i financon shteti. Për çdo votë partia merr një tarifë të caktuar.Fotografi: Reuters

Marios Qiriakos, një nga ekspertët më të njohur të auditimit ekonomik në Greqi, flet për dhënie kredish të motivuara politikisht. "Politika dhe sistemi bankar para krizës funksiononin krejtësisht ndryshe nga sot. Kështu bankat që ishin të ndikuara fort apo të kontrolluara nga qeveria nuk i jepnin kreditë e tyre sipas kushteve dhe praktikës së pastër dhe të rregullt bankare." - thotë eksperti i bankës KPMG.

Nismë legjislative e dyshimtë

Në parlamentin grek nuk flet askush në lidhje me ndikimin politik të partive mbi bankat. Por pasi prokurorët filluan hetimet, të alarmuar prej tyre partitë në qeveri ndërmorën një iniciativë legjislative, e cila gjendet e fshehur në nenin 78 të Ligjit për Promovimin e investimeve private. Opozita e kritikon këtë si amnisti të përgjithshme për manaxherët e bankave.

Besimi ka humbur

Grekët e humbur besimin tek mbështetja e politikësFotografi: Reuters

Edhe Jorgos Zisimatos, pronar i disa dyqaneve tekstili, mendon se partitë në qeveri janë të papërgjegjshme me paramendim dhe se mungesa e dëshirës për reforma është rrënja e gjithë të këqijave në vend. Ai e ka humbur besimin tek mbështetja e politikës: "Shteti duhet të reformohet që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, domethënë ato që e mbajnë gjallë ekonominë, të mund të fillojë sërish të punojnë. Politikanët që kemi tani, nuk kujdesen për popullin grek, por të punojnë vetëm për të mirën e tyre."

Ndërkohë mediat greke pothuajse çdo ditë njoftojnë se si bankat kërkojnë pagimin e kredive që u ka ardhur afati i shlyerjes.