Greva e makinistëve në Gjermani - Pasojat ekonomike
8 Gusht 2007
Greva e fundit e rrjetit të transportit gjerman u zhvillua në vitin 1992. Për pasojat e kësaj greve para 15 vitesh, mundet vetëm të spekulohet. Gjatë viteve të fundit është rritur qarkullimi i makinave. Shumë persona privatisht, apo zyrtarisht varen më pak nga lëvizja e trenave. Kjo vlen dhe për disa degë të veçanta të industrisë. Nërsa industria e rëndë e kritikon shumë këtë grevë, degët e tjera nuk ankohen shumë. Transportet në sasira të mëdha, të lëndëve të para, për rrugët e gjata, kryhen nëpërmjet hekurudhave. Ndërsa për rrugët e shkurtra, janë pakësuar ofertat e hekurudhave për transportimin e mallrave, sidomos në zonat rurale. Drejtori i shoqërisë gjermane të hekurudhave, Hartmut Mehdorn ka thënë shpesh: Distancat nën 100 kilometra, nuk i leverdisin trafikut të mallrave.
Ndryshe është situata në transportin e pasagjerëve. Margaret Sukale, anëtare e kryesisë së shoqërisë gjermane të hekurudhave, e frikësojnë pasojat e një greve. Kjo frikë vërtetohet dhe nga instituti i kërkimeve ekonomike- shkencore, në Gjermani.
"Këtu në rradhë të parë kemi të bëjmë me transportin hekurudhor. Por bëhet fjalë edhe për ekonominë e Gjermanisë, që po pengohet. Instituti i Ekonomisë Gjermane llogariti: Çdo ditë do të ketë rreth 50 milionë dëme dhe kjo na shqetëson shumë. Trasporti hekurudhor do të humbasë shumë."
Sukale llogarit, që rreth 5 milionë pasagjerë do të dëmtohen prej grevës. Rrjeti i trasportit hekurudhor po merr masa, që një pjesë e trenave të udhëtojnë. Kjo pjesë e makinistëve nuk mund të hyjë në grevë, sepse është buxhetore. Manfred Shel (Manfred Schell), kryetari i sindikatës së makinistëve (GDL), nuk do t´i dëmtojë pushuesit, por megjithatë ai paralajmëron, se do të ketë shumë vonesa në rast greve: "Nëse kjo grevë do të shtrihet deri në trasportin e pasagjerëve, ne do t´i lajmërojmë klientët 24 orë përpara, sepse edhe klientët tanë na paguajnë rrogat."
Shumë ekonomistë e shohin grevën si një dukuri kalimtare, pasojat e së cilës do të kapërcehen përmes trasporteve shtesë. Shpesh dëmet materiale nuk mund të deshifrohen. Nëse greva e trenave do të zgjasë më shumë se dy ditë, atëherë industria gjermane llogarit me një rënie të nivelit të saj. Në Francë dhe në Itali makinistët hyjnë më shpesh në grevë se në Gjermani, pa vënë re rreziqe rënien e zhvilimit ekonomik të vendit, apo rrezikimin e tij.