1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greva e pilotëve në Spanjë shtyhet për më vonë

11 Gusht 2010

Pilotët spanjollë kanë marrë vendim të mos hyjnë në grevë në muajin gusht, muaj pushimesh. Por nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Kontrollorët e trafikut ajror në qendrën e komandimit
Kontrollorët e trafikut ajror në qendrën e komandimitFotografi: AP

Sektori i udhëtimeve në Evropë është duke marrë frymë lirisht. Kontrollorët e trafikut ajror spanjollë nuk do të hyjnë në grevë në muajin gusht, muaj pushimesh. Sindikata e pilotëve, USCA, hapi me këtë vendim rrugën për zhvillimin e bisedimeve të reja me autoritetet e fluturimeve AENA. Por sindikata bëri të qartë se muajt e ardhshëm do të bëjë thirrje për zhvillime grevash.

Sindikata ra dakord të vazhdojë të mërkurën (11.08) bisedimet e ndërprera në fundjavë me AENA-n.

Fotografi: AP

Kontrollorët e trafikut ajror patën vendosur javën e kaluar në unanimitet të plotë të linin punën në shenjë proteste ndaj rregullave të reja për orët e punës jashtë orarit dhe të kohës së pushimit. Por ata nuk patën marrë vendim, kur do të fillojë dhe sa do të zgjasë greva.

Autor: (DPA) Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica