Greva në Gjermani dhe Francë
18 Tetor 2007Reklamë
Në Gjermani trenat rajonalë dhe ndërurbanë nuk ecin për shkak të një greve të makinistëve. Ata kërkojnë një marrëveshje për pagat për kategorinë e tyre. Negociatat me shoqërinë e hekurudhave Deutsche Bahn kanë mbetur deri tani pa rezultat dhe pozicionet e fronteve janë ashpërsuar edhe më tej. Edhe në Francë trenat kanë mbetur në vend. Në Paris trenat dhe metrotë nuk kanë kanë dalë nga parkimet. Krahas punonjësve të hekurudhës në Francë janë në grevë edhe punonjës të postës dhe kompanive më të mëdha të furnizimit me energji. Arsyeja është projekti i qeverisë franceze për heqjen e privilegjeve në pensione për punonjësit e sektorit publik një ndër të cilat është pensioni nga mosha 50 vjeç.
