Gripi i shpendëve mund të arrijë Evropën - Ekspertët paralajmërojnë nga një formë e re e virusit mutant
7 Gusht 2005Duket sikur virusi është shumë larg, por përhapja së fundi në Lindje të Rusisë e gripit të shpendëve mund të paraqesë një rrezik real për Evropën. Ekspertët paraljamërojnë nga një formë e re e virusit të lëvizshëm, që mund të kalojë nga një njeri tek tjetri. Tani për tani ky virus mund të kalojë vetëm nga shpendët tek njeriu, kjo pasi shpendët përmbajnë një virus me mutacion të lartë. Por përderisa këto viruse janë të njohur për ndryshimet e shpejta që pësojnë, shkencëtarët janë të shqetësuar për faktin, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me virusin e gripit të shpendëve.
Popullsia e Gjermanisë as që është e vetëdijshme për mundësinë e përhapjes vdekjeprurëse të këtij virusi, por autoritetet janë duke e vlerësuar situatën me seriozitet. Sekretari i shtetit pranë ministrisë për mbrojtjen e konsumatorit Myler, vë në dukje, se si mund të reagojë Gjermania ndaj prekjes eventuale: "Duhet të kemi parasysh dy aspekte: nga njëra anë ne po përpiqemi tani bashkë me Komisionin e BE-së që të ndalojmë importimin e produkteve të shpendëve nga ato zona, në të cilat eksziton epidemia e shpendëve. Pikërisht dy ditë më parë ne u shkruajtëm të gjitha landeve të federatës që të ndalojnë importin e shpendëve dhe të produkteve të tyre nga Rusia dhe Kazakistani, në mënyrë që asnjë produkt i rrezikshëm të mos hyjë në Gjermani. Kjo
është një masë parandaluese ndaj një krize të mundshme. Nga ana tjetër ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet në bashkëpunim me të gjitha landet për rastin, nëse në Gjermani mund të ketë epidemi të shpendëve. Për këtë jemi duke u përgatitur si nga ana logjistike dhe krijuar një qendër ambulante të luftës kundër kësaj sëmundjeje. Kemi marrë masa edhe për përmirësimin e bashkërendimit mes landeve dhe federatës. Por masa më e mirë
është ndalimi i importeve të rrezikshme."
Në të shkuarën kjo epidemi ka shkatuar miliona të vdekur. Ndaj
është e kuptueshme frika, se virusi i gripit të shpendëve mund të arrijë edhe këtu.
Dr. Buholc punon në institutin Robert Koh për sëmundjet ngjitëse dhe epidemitë në Berlin. Ai sqaron, se sa serioz mund të jetë kry problem: "Të gjithë ekspertët tani janë shumë të shqetësuar, Aktualisht virusi është duke infektuar njerëzit dhe po i sëmur ata. Ky variacion i virusit mund të bëjë që edhe njerëzit t´ia ngjisin atë njëri-tjetrit. Ende nuk ka arritur gjendja deri këtu, por nëse ndodh kjo, atëherë do të kemi të bëjmë me një epidemi të përgjithshme, pra një sëmundje prej së cilës mund të preket kushdo, sepse ne ende nuk kemi mundur të krijojmë imunitet kundër këtij varianti të virusit."
Problemi më i madh vazhdon të mbetet mundësia e trasferimit të virusit nga njeriu tek njeriu. Edhe mjekësia është e vetëdijshme për aftësinë transformuese virusit. Ne nuk mund ta themi me saktësi, se në ç´formë gjenetike shndërrohet ky virus, ndaj nuk ka vlerë as prodhimi i ndonjë vaksine kundër formave të vjetra të tij, nënvizon Dr. Buholc: "Do të preferonim të kishim një vaksinë kundër këtij virusi. Por kjo është vetëm në mënyrë hipotetike, sepse ne ende nuk e njohim atë. Ne dijmë në vija të përgjithshme, se cilit lloj i përket ai, por ky lloj virusi shndërrohet shumë shpejt. Ndaj tani shkenctarët janë duke studjuar një vaksinë, që mund të luftojë atë që do të jetë varianti i ardhshëm i virusit."
Por njerëzit ende nuk e kanë kuptuar rrezikun që parashikojnë ekspertët, ndaj janë të shpenguar sa i përket epidemisë kërcënuese. Ja se ç´mendojnë ata: "Spontanisht mund të them, që të hamë sa më pak mish pule". "Kam lexuar diçka në gazetë, por nuk di më shumë për këtë." "Kam dëjguar për këtë, të paktën për rrezikun ekzistues." "Natyrisht që duhet të kontrollojmë aq sa mund të kontrollojmë, por tek e fundit nuk e di, nëse është e nevojshme që të ngjallim panik."
E pra janë shumtë ata, të cilëve as që u bëjnë përshtypje rreziqet e mëdha që mund të sjellë gripi i shpendëve. Por gripi i shpendëve mund të transportohet edhe nëpërmjet kontaktit me shpendët e infektuar. Nëse virusi ia del që të përhapet tek njerëzit, pasojat do të ishin katastrofale.