1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gripi i shpendëve në Turqi i afrohet Perëndimit - Konfirmohet virusi H5N1

8 Janar 2006

Laborator i Laboratori i referencës në BE i Organizatës Botërore të Shëndetësisë konfirmoi të shtunën (07.01) në Uejbrixh të Britanisë së Madhe: se virusi i gripit të shpendëve në Turqi është i tipit vdekjeprurës H5N1. Deri tani në Turqi janë infektuar pesë njerëz, dy fëmijë kanë vdekur.

Fotografi: dpa - Report

Njerëzit e infektuar deri tani janë vetëm në Lindje të Turqisë, por shpendë të sëmurë janë gjetur aty këtu edhe në Perëndim të kryeqytetit, Ankara. Edhe atje tani është ndaluar tregtimi i shpendëve dhe në të gjithë vendin është ndaluar gjuetia.

Vazhdon të mbizotërojë teza, se njerëzit nuk infektojnë njëri-tjetrin, por virusi ngjitet vetëm nga kontakti i ngushtë me shpendët e sëmura. Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që dëshiron ta verifikojë këtë, fillimisht është penguar prej motit keq dhe ka mbetur në Ankara.

Eshtë e qartë megjithatë: se çfarë duhet ndaluar tek shpendët, therja dhe tregtimi. Por sa i përket masës efektive të detyrimit për mbajtjen e tyre nëpër kotece dhe pulari, kjo duket e pamundur në kushtet arkaike që mbrizotërojnë në Lindje të Turqisë. Prej kohësh njerëzit në këtë rajon shumë të varfër jetojnë në kontakt të vazhdueshëm me kafshët dhe shpendët shtëpiakë. Ministri i bujqësisë Mehdi Eker: "Ne kemi lëshuar dekrete për ndalimin e rritjes së shpendëve në fusha të hapura, por kjo duhet kontrolluar. Këtu kemi të bëjmë edhe me një çështje scial-ekonomike. Ndaj është e nevojshme një vetëdije publike."

Ndalimi i plotë edhe i mbajtjes së shpendëve shtëpiakë në të gjithë Turqinë lindore do të varfëronte edhe më shumë miliona njerëz. Ndërkohë është hapur një fushatë masive sensibilizuese.

Por nga ana tjetër shumë njerëz janë frikësuar dhe shkojnë të alarmuar nëpër spitale duke kërkuar të bëjnë analizat. Mjekët i kthejnë ata mbrapsht në shumicën e rasteve. Për rreth 40 vetë që po trajtohen nëpër klinika ende nuk janë paraqitur rezultatet e analizave.

Gripi i shpëndëve po krijon shqetësim në përgjithësi në Turqi, që këto ditë është përfshirë nga atmosfera festive. Në mbarë vendin janë ditë pushimesh, sepse më 11 janar fillon festa e kurbanit. Për këtë festë theren në mbarë vendin qindra mijëra, madje mund të thuash edhe miliona qingja e dele. Por shpendët nuk janë të përshtatshme për festën e kurbanit, ministri i bujqësisë deklaron: "Mundësia e përhapjes së sëmundjes nga thundrakët nuk është as një me njëmilionë. Ndaj nuk ka asnjë arësye për t´u shqetësuar për kafshët që theren në ditën e kurbanit."

Por mjekët insistojnë për kontrolle të kujdeshme, glasa e shpendëve nëpër thundra dhe në gëzof përbën një rrezik real.