Gurgenidze emërohet kryeministër i ri i Gjeorgjisë
17 Nëntor 2007Reklamë
Në Gjeorgji është hequr sërish gjendja e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht është shkarkuar kabineti qeveritar. Kryeministër i ri i vendit është emëruar eksperti i financave Lado Gurgenidze i cili deri tani ishte shef i Bankës Qendrore të vendit. Presidenti Michail Saakashvili pat reaguar me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndaj protestave masive të opozitës. Zgjedhjet e parakoshme janë paralajmëruar të mbahen në janar.