Guterres: Apel për paqe globale
2 Janar 2017"Le ta bëjmë vitin 2017 një vit, ku të gjithë ne të përpiqemi për të tejkaluar diferencat në qëndrimet tona", deklaroi Guterres në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se "paqja duhet të jetë objektivi dhe vija jonë drejtuese."
Guterres, i cili mori postin në 1 janar nga Ban Ki Moon shton se në ditët e parë të vitit një pyetje nuk e lë të qetë: "Si mund t'u ndihmojmë miliona vetëve, që janë prekur nga konfliktet dhe vuajnë nga lufta, që nuk duket se do të përfundojë?" "Gjithçka që synon familja njerëzore -dinjitet dhe shpresë, progres dhe mirëqenie - varet nga paqja."
Në apelin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thekson se "askush nuk i fiton këto luftëra. Të gjithë humbasin." Trilione dollarësh janë shpenzuar duke shkatërruar shoqëri dhe ekonomi...Rajone të tëra janë shkatërruar dhe një kërcënim i ri i terrorizmit global na prek të gjithëve." Prandaj Guterres kërkon "të vendosim paqen në vend të parë."