1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

051110 Religionen Essensvorschriften

6 Nëntor 2010

Në shumë shoqëri ushqimi nuk është vetëm ushqim. Kulturat dhe fetë ndikojnë tek ushqimi i njeriut.

Fische Die kleinen Kunstwerke zeigt das Kinderhilfswerk Plan in der Ausstellung WeltSpielZeug (Ethnologisches Museum/Berlin 02.04.2004 - 29.08.2004)
Fotografi: Franco Merici/Plan

Ushqimi është një e drejtë elementare e njeriut. Megjithatë uria mbetet një nga problemet më të mëdha që presin zgjidhje, sepse 925 milionë vetë vuajnë prej saj, bën të ditur organizata e OKB për ushqimin dhe bujqësinë (FAO). Çdo vit në vendet në zhvillim vdesin miliona burra dhe gra e fëmijë prej mungesës së ushqimit. Problem nuk është vetëm mungesa. Sepse, jo çdo gjë që është e ngrënshme hahet prej njerëzve, ndër të tjera edhe për arsye fetare. Sonila Sand bisedoi me disa ekspertë.

"Më thuaj çfarë ha, të të them çfarë besimi ke". Po kaq e thjeshtë nuk është, sepse ushqimi nuk është thjesht ushqim. Kulturat dhe fetë kanë ndikim të madh mbi ushqimin tonë. Për krishtërimin, teologu nga Kölni, Manfred Becker-Huberti, shpjegon: "Një besim thelbi i të cilit është përjetimi i Zotit në formën e Jezu Krishti me të gjitha shqisat. Kështu që feja ndikon mbi të përditshmen dhe në këtë mënyrë edhe mbi ushqimin. Çdo ditë shijon ndryshe në fenë e krishterë, çdo festë ka një gjellë të caktuar, pijë ose biskota. Më parë ka qenë çdo gjë e rregulluar, dhe rregullat kanë mbetur deri tani."

Të krishterët lejohen në princip të hanë çdo gjë, megjithatë ka disa ushqime që nuk hahen në ditë të caktuara. Kështu për shembull të krishterët nuk duhet të hanë mish ditën e premte. Po ashtu në dy ditë të vitit, "të mërkurën e përhimtë"(dita e fundit e karnavaleve) dhe të premten e mirë, nuk hahet mish por vetëm një vakt i bollshëm, shpjegon teologu Becker-Huberti: "Dita e premte është dita e vdekjes së Jezu Krishtit. Dhe meqenëse ai kishtë ngrënë mish, pra ishte njeri si ne, kjo kujtohet duke hequr dorë nga mishi. Në vend të tij hahet peshk. Një mënyrë e vjetër e të menduarit thotë që çdo gjë që është nën sipërfaqen e ujit, është pjesë e vdekjes dhe e botës së demoneve." Sipas kësaj logjike peshku nuk është gjë e gjallë ndaj lejohet të hahet.

Cilat ushqime janë kosher e tregon një shikim në Tora

myslimanizmi kjo ndryshon. Në parim myslimanët lejohen të hanë çdo gjë që është hallall, pra që nuk dëmton trupin. Edhe këtu ekzistojnë disa rregulla si përshembull ndalimi i alkoolit dhe mishit të derrit,i cili shihet si i papastër. Edhe ngrënia e kadavrave dhe gjakut është e ndaluar. Sociologu Hasan Karaca drejton Qendrën për fe dhe shoqëri në Këln: "Në Koran ndodhet një varg që i numëron këti: mishi i derrit, alkooli dhe gjaku janë të ndaluara. Pra, mishi duhet të hahet kur t`i ketë rrjedhur i gjithë gjaku. Alkooli është pije dehëse, dhe gjithshka që është dehëse është e ndaluar, sepse njeriu duhet të jetë i matur gjatë gjithë jetës. Kjo është të paktën ajo që kërkohet"

Kurse hebrejtë lejohen të pijnë alkool, por vetëm nëse është "kosher" (e lejueshme). Cilat ushqime janë kosher e tregon një shikim në Tora, librin e shenjtë të hebrejve. Perimet dhe frutat nuk përbëjnë problem, vetëm tek kafshët dhe prodhimet e kafshëve çështja është e komplikuar: banorët e detrave që nuk kanë krahë dhe luspa janë "treife", pra të ndaluara. Përveç kësaj, vetëm kafshët që kanë thundra dhe janë ripërtypës, mund të hahen. Pra edhe në hebraizëm është e ndaluar ngrënia e mishit të derrit. Kafshët e tjera duhet të theren në një mënyrë të caktuar. Gjatë tij priten me një të goditur arteria karotide, trakeja dhe ezofagu i kafshës së gjallë.

Tuvia Hod-Hochwald nga rabonët ortodoksë të Gjermanisë shpjegon se çfarë do të thotë kjo: "E rëndësishme është që qumështi dhe mishi të mbahen të ndara na njëri tjetri. Ne kemi gjithnjë dy kuzhina, një për qumësht dhe produktet e tij, dhe një tjetër për mishin dhe produktet e tij. Ato nuk mbahen të ndara nga njera tjetra vetëm në frigorifer. Për këto produkte ekzistojnë kusi dhe tiganë më vete. Gatimi dhe ngrënia nuk bëhet bashkë. Madje, kur ke ngrënë mish duhet të presësh tre orë, deri sa të mund të pish për shëmbull një kafe me qumësht."

Ky qëndrim rrjedh nga një fjali e Tora-s: "Keci nuk duhet zier në qumështin e të ëmës."

Në parim myslimanët lejohen të hanë çdo gjë që është hallallFotografi: picture alliance/dpa

i Hod-Hochwald është i vetëdijshëm se është e vështirë që të zbatosh të gjitha rregullat. Përvec kësaj, shumëllojshmëria e ushqimeve që gjenden në markata shton vështirësitë për të gjetur çfarë është e lejueshme dhe cfarë jo. Prandaj ai ka shkruar një libër me titullin: "Rabbi, a është ai si duhet?" "Është e vështirë, e megjithatë është pjesë e fesë sonë dhe ne përpiqemi t`i zbatojmë. Ne përpiqemi të ndihmojmë njerëzit në Gjermani dhe në Evropa. Kështu ne kemi përpiluar një listë me ushqime kosher, që mund të blihen në supërmarkat. Ne kemi kontrolluas nëse janë kosher apo jo dhe i kemi futur në liste."

Edhe në hinduizëm ekzistojnë rregulla për ngrënien e mishit. Zoti është tek të gjithë, thonë hindutë e bindur, edhe tek qëniet e gjalla. Tek ta lopa shihet si e shenjtë, sepse prej shumë indianëve ajo shihet si nënë. Prandaj ajo nuk lejohet të hahet. Nuk lejohet të theret dhe as të hahet. Kush i merr jetën një lope, ka kryer krim, thotë besimi hindu.

Autor: Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW