1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hamburg:Të vdekur dhe të plagosur nga të shtëna në një kishë

9 Mars 2023

Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pati në mbrëmje të shtëna. Policia ndodhet me forca të shumta në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë paralajmërim për rrezikun. Nga ndërtesa janë duke u nxjerrë viktimat.

Policia me pajisje speciale në vendin e ngjarjes në Hamburg-Alsterdorf
Policia me pajisje speciale në vendin e ngjarjes në Hamburg-AlsterdorfFotografi: Jonas Walzberg/dpa/picture alliance

Nga të shtënat në një kishë të Hamburgut të enjten (09.03.2023) në mbrëmje humbën jetën disa vetë dhe disa të tjerë u plagosën. Policia bën fjalë për një gjendje serioze. "Të vrarët kanë të gjithë plagë nga të shtënat", tha një zëdhënës i policisë. Një reporter i agjencisë së lajmeve dpa nga vendngjarja tha, se policia është mobilizuar me forca të shumta speciale. Sipas këtij reporteri, ekipet e shpëtimit po nxjerrin njerëz nga një ndërtesë e dëshmitarëve të Jehovait.

Hamburg: Zona e rrezikut e rethuar nga policiaFotografi: Jonas Walzberg/dpa/picture alliance

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Hamburgut Alsterdorf. Sfondi është i paqartë deri tani. Përmes një paralajmërimi zyrtar për rrezikun nga autoriteti i punëve të brendshme në Hamburg bëhet fjalë për një “rrezik ekstrem". "Sot rreth orës 21:00 një ose disa doras të paidentifikuar qëlluan ndaj personave në një kishë, thuhet në komunikatën zyrtare. Rrugët rreth vendit të ngjarjes janë bllokuar. Policia u është lutur pjesëmarrësve në trafik që të devijojnë zonën e bllokuar. "Shmangni zonën e rrezikut. Nëse ndodheni brenda zonës së rrezikut qendroni pa lëvizur në vendin ku gjendeni aktualisht dhe mos dilni jashtë."

 

ww/mak (dpa)