1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hamburg, Werder Bremen dhe Hertha kualifikohen

28 Gusht 2009
FK Aktobe kundër Werder Bremenit në Kazakistan, 27.08.09
FK Aktobe kundër Werder Bremenit në Kazakistan, 27.08.09Fotografi: picture-alliance/ dpa

Ekipi i Hamburgut, ai i Werder- Bremenit dhe Hertha e Berlinit kanë arritur të kualifikohen për fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Hamburgu fitoi mbrëmë me ekipin e Ligës së dytë të Francës Guingamp 3:1, Bremeni u kualifikua pas fitores ndaj ekipit të Kazakistanit, Aktobe 2:0, Berlini fitoi ndaj ekipit Brondby të Kopenhagenit 3:1.

Në Kampionatin Evropian të futbollit për femra që po zhvillohet në Finlandë, Gjermania ka fituar kundër Francës me rezultatin 5:1.

Dhe pas fitores në lojën e parë me Norvegjinë 4:0, futbollistet gjermanë kanë siguruar vendin për në çerekfinale. Në këtë ekip bën pjesë edhe lojtarja me origjinë nga Kosova Fatmire Bajramaj, e cila në lojën e parë kundër Norvegjisë shënoi dy gola.

Në Monako u hodh edhe shorti per fazën finale të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 32 ekipe, që u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra.

Grupet do të jenë si më poshtë:

Grupi A: Bayern München, Juventus, Bordeaux dhe Makabi Haifa

Grupi B: Manchester U, CSKA Moska, Beshiktash, Wolfsburg

Grupi C: Milan, Real Madrid, Marseille dhe Zürich

Grupi D:Chelsea, Porto, Ath. Madrid, Apoel Limasol

Grupi E: Liverpool, Lyon, Fiorentina, Debrecen

Grupi G: Sevilla, Rangers, Stutgart, Unirea Urziceni

Grupi H: Arsenal, Olimpiakos, Az Alkmar, Standard Liege.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi