1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hamburgu mundi Bajernin

B. C. 31 Janar 2009
Petriq feston golin vendimtarFotografi: AP

Në ndeshjen e parë të pjesës pranverore të kampionatit gjerman në futboll, Hamburgu mundi ekipin e favorizuar të Bajernit të Mynihut me rezultat 1:0. Golin e vetëm në pjesën e parë shënoi kroati Mlladen Petriq. Hamburgu në këtë mënyrë përkohësisht mori vendin e parë në tabelë para Hofenhajmit, i cili sonte në stadiumin e tij të ri, luan kundër Energi Kotbus dhe ka shansin që të rikthehet në pozitën e parë, në tabelën e Bundesligës.