1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapen dyert Kosovë - Shqipëri

Lekë Plani27 Prill 2006

Një dokument i quajtur Karta e Zonave Ndërkufitare bën të mundur që tani e tutje qytetaret kosovarë dhe shqiptarë, të lëvizin lirshëm brënda territorit të dy vendeve përfshirëse. Karta kufitare u firmos në Kukës nga përfaqësues të pushtetit lokal të dy vëndeve.

Refugjatë të Kosovës në Kukës, prill 1999
Refugjatë të Kosovës në Kukës, prill 1999Fotografi: AP

Sipas përfaqësuesit të GTZ-së në Kukës Skënder Selmani, “marrëveshja e nënshkuar, e para e këtij lloji që nga viti l999, ishte mjaft e vlefshme pasi kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e marrëdhënjeve bilaterale në shumë sektorë të ndryshëm.”Nga ky veprim i përbashkët ne mendojmë që të hartojmë një strategji të re në drejtim të zhvillimit ekonomik ndër-rajonal”, thekson për Doice Ëellen drejtuesi i Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik në Verilindje të Shqipërisë, Skënder Selmani”.

Duke parë që shumë Komuna dhe Bashki si Kukësi, Tropoja, Hasi etj, janë të lidhura jashtëzakonisht me pjesën kufitare të Kosovës, sidomos me Prizrenin, Gjakovën e Suarekën, nënshkrimi i dokumentit ndërkufitar, ka një vlerë mjaft të rëndësishme për të dyja palët.

Drejtori Ekzekutiv i GTZ-së Ismail Beka, thekson se “jo vetëm infrastruktura e përshtatshme, por edhe i gjithë kuadri i marrëveshjeve të fundit si ai tregëtisë së lirë të mallrave dhe njerëzve, padyshim që do të ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik këtyre zonave”.

Shumë nga bizneset edhe sot zhvillohen në këtë treg, kryesisht për tropojanët, ku ai i Gjakovës është më i rëndësishmi i cili aktualisht luan rrolin ekonomik më të madh. Faktikisht aty po ndërtohet rruga siç po ndërtohet edhe nga pjesa tjetër e Kosovës, ku procesi i qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është shumë i lehtësuar. Dhe me siguri që nga një veprimtari e thjeshtë tregëtare dhe nga një qarkullim i lirë i njerëzve pa viza, pa dokumenta dhe pa shpenzime të tjera tarifore në pikën kufitare.

Sipas Bekës “kjo do të thotë që këtij bashkëpunimi i vjen në ndihmë edhe ai institucional ndërmjet bashkive, e komunave të këtyre vëndeve, sepse jo çdo gjë shkon mirë. Është shumë e domosdoshme që të ketë aktivitet, tregëti e biznes, por është shumë e rëndësishme të ketë edhe tregëti të ndershme, biznes të ndershëm dhe të mos ketë veprime që e cënojnë këtë bashkëpunim miqësor dhe njerëzor”, sqaron Drejtori Ekzekutiv i GTZ-së, Ismail Beka.

Aktualisht pjesa më e madhe e banorëve të këtyre zonave të largëta të Shqipërisë, përballet sot me shumë probleme e mangësi të trashëguara që nga koha e krizës kosovare të cilat vështirësojnë zhvillimin ekonomik. Por, largësia e madhe e këtyre rretheve me qëndrat e tjera të zhvilluara të vëndit, prapambetja në sektorin bujqësoro-blegtoral, mungesa e tregjeve etj, i detyronë banorët e këtij rajoni që të ndërrmarrin hapa të tjerë me leverdi dhe të krijojnë biznesin e tyre me fqinjët kufitarë.

Qarku i Kukësit me mbi 150 mijë banorë, sot përballet me një zhvillim të ngadaltë ekonomik, nivel të ulët të prodhimit në përgjithësi, varfëri të tejskajshme dhe papunësi gati në nivelin zero.Aktualisht mbi 40% e familjeve në këtë rajon trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti.Sipas përfaqësuesve vendorë, disa nga faktorët kryesorë që kanë influencuar ndjeshëm në situatën e krijuar vlerësohen të jenë; investimet e pakëta, mospërfshirja në politikat e punësimit, mungesa e theksuar e infrastrukturës, ajo e furnizimit me energji elektrike, shkëmbimet e pakta me vëndet fqinje etj.