1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet në Lajpcig ekspozita nga Shqipëria "Burgjet e shtetit burg". Bisedë me historianët Agim Musta dhe Uwe Shwabe

28 Maj 2011

Me iniciativën e Fondacionit Federal Gjerman për Rivlerësimin e së Kaluarës, në Lajpcig të Gjermanisë u hap të mërkurën ekspozita "Burgjet e shtetit burg". Ekspozita është konceptuar dhe hartuar nga historiani Agim Musta, i cili ka vuajtur për 13 vjet burgjet në burgjet më të rënda të regjimit komunist. Ajo përmban fakte, fotografi, harta dhe të dhëna ekskluzive të mbledhura nga autori për terrorin komunist. Zoti Musta, i cili është edhe autor i 13 librave, është këshilltar edhe i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, për ngritjen e pavionit të gjenocidit komunist. "Arkivi i Lëvizjes Qytetare në Lajpcig" i cili e mbështeti hapjen e ekspozitës për Shqipërinë është specializuar për mbledhjen, ruajtjen dhe ekspozimin e dokumentacionit të lëvizjeve opozitare antikomuniste në vendet e Lindjes. Kolegu Auron Dodi e intervistoi zotin Agim Musta në ditën e parë të hapjes së ekspozitës shqiptare në Lajpcig, e cila pas 21 ditësh do të shkojë edhe në qytete të tjera të Gjermanisë.

Më tej kolegu Dodii foli edhe me zotin Uwe Schwabbe, kryetar i kryesisë së "Arkivit të Lëvizjes Qytetare në Lajpcig sh.r". Schwabbe i tha kolegut Auron Dodi se ekspozita për genocidin komunist të Shqipërisë ishte ngjarja kulmore që i tërhoqi vizitorët më shumë se të gjitha tregimet për vendet e tjera të Lindjes, të mërkurën në Lajpcig. Ai thotë më tej se publiku gjerman përballet për herë të parë më fakte të tilla tronditëse të terrorit komunist në Shqipëri. Meqenëse ekspozita e zotit Musta është shumë cilësore ajo do të dërgohet edhe në qytete të tjera të Gjermanisë, thotë Uwe Schwabbe:

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë