1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet Panairi i Industrisë në Hanovër

23 Prill 2012

Merkel dhe Wen hapin Panairin e industrisë në Hanovër. Mbi 5000 firma nga e gjithë bota prezantojnë prodhimet e tyre më të fundit. Kina është vendi patner i këtij panairi.

Merkel dhe Wen
Merkel dhe WenFotografi: dapd

Sot në Hanovër hap dyert panairi i industrisë, më i madhi në botë. Kryeministri kinez Wen Jiabao ka njoftuar për një hapje të mëtejshme të tregut të vendit të tij. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit  gjerman të industrisë në Hanover, Wen tha se industrializimi i vendit të tij është ende larg përfundimit dhe për këtë arsye vendi ofron shanse të mëdha për sipërmarrjet e huaja.

Ai  po ashtu vlerësoi industrinë gjermane si model. Para së gjithash Kina është për industrinë gjermane, të orientuar nga eksporti, një shans për të mbajtur të qëndrueshëm bumin e saj ekonomik përkundër krizës globale.

Kalim nëpër stendat e panairitFotografi: dapd

Gjermania mund të mësojë nga Kina

Kancelarja Angela Merkel nga ana e saj bëri të qartë që Gjermania mund të mësojë nga vendi patner, Kina. "Por unë besoj se ne nga njëra anë jemi patnerë dhe po ashtu konkurrentë në kërkim të një zgjidhjeje të mirë". Ajo kërkoi nga koncernet gjermane të mos tërhiqen nga risitë e tyre. Merkel dhe Wen vizitojnë këtë të Hënë panairin e Hanoverit që hapdyert  edhe për vizitorët. Më shumë se 5000 firma nga e gjithë  bota prezantojnë produktet e tyre. Në vitin 1987 Kina ishte për herë të parë vendi patner në këtë panair.

Autor: ag/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi