1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet rruga për qendrat e deportimit në vendet e treta

2 Qershor 2026

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare kanë rënë dakord për një rregullore që do të lejojë më shumë deportime nga BE-ja. Kjo do të lejojë gjithashtu qendrat e deportimit në vendet jashtë BE-së.

Brandenburg 2025 | Refugjatët në një qendër pranimi, shihen vetëm këmbët e tre personave
Mbajtja në arrest deri në dëbim? Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Bashkimi Evropian po e shtrëngon politikën e migracionit. Qendrat e kthimit do të krijohen në vendet e treta, ndërkohë që do të shtrëngohen edhe rregulla të tjera të azilit. Ky është qëllimi i marrëveshjes së arritur midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe qeverive të shteteve anëtare, kumtoi Presidenca e Këshillit të BE-së, e drejtuar nga Qipro.

Marrëveshja synon të krijojë kushtet për dëbime më të shpejta të një numri më të madh të migrantëve nga BE-ja. Marrëveshja lejon që azilkërkuesite refuzuar të transferohen në qendra speciale kthimi (të ashtuquajturat qendra dëbimi) jashtë Evropës nëse ata nuk mund të deportohen direkt në vendet e tyre të origjinës, sepse vendi i origjinës refuzon t'i marrë ata ose për shkak se shtetet evropiane nuk mbajnë marrëdhënie diplomatike me vendin në fjalë. Ende është e paqartë se ku do të krijohen qendra të tilla jashtë BE-së.

Frontex do të jetë edhe më i kujdesshëmFotografi: Christian Charisius/dpa/picture alliance

Gjermania mbështet qendrat e deportimit

Sipas marrëveshjes, të miturit e pashoqëruar nuk duhet të dërgohen në këto qendra. Por ky opsion duhet të jetë i mundur për familjet me fëmijë. Gjermaniaështë në grupin e shteteve anëtare të BE-së që aktualisht po punojnë intensivisht për marrëveshje me vendet që janë të gatshme të krijojnë qendra të tilla kthimi në territorin e tyre.

Flitet për vende të tilla si Ruanda, Uganda dhe Uzbekistani. Organizatat e të drejtave të njeriut kritikojnë masat e planifikuara, me shpjegimin se kushtet në këto vende janë shumë të rënda dhe nuk sigurohen të drejtat e migrantëve si duhet.

Dënime më të ashpra për qëndrim të paligjshëm

Komisioni Evropian propozoi krijimin e qendrave të tilla rreth një vit më parë, së bashku me masa të tjera, që kanë për qëllim rritjen e ndjeshme të numrit të dëbimeve nga BE-ja. Rregullorja parashikon edhe dënime më të ashpra për ata që refuzojnë të largohen nga BE-ja pavarësisht mungesës së lejes së qëndrimit.

Një qendër për pranimin e azilkërkuesveFotografi: Christian Charisius/dpa/picture alliance

Kjo ka për qëllim, ndër tjerash ndalimin e hyrjes së migrantëve që nuk kanë të drejtë azili. Negociatat e fundit janë përqendruar kryesisht në afatin kohor për zbatimin e rregullores së re. Një numër i dispozitave do të zbatohen vetëm dymbëdhjetë muaj pasi rregullorja të hyjë në fuqi, në mënyrë që t'u jepet shteteve anëtare kohë për zbatim. Parlamenti dhe vendet e BE-së duhet të japin ende miratimin e tyre përfundimtar për kompromis në javët në vijim. Megjithatë, kjo konsiderohet një formalitet.

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW