1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapi tjetër...Trump do të përgjysmojë dhënien e Green Cards

3 Gusht 2017

Politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, por tani ndërmerret edhe një hap tjetër. Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA.

USA Donald Trump will auch legale Einwanderung erschweren
Fotografi: Reuters/C. Barria

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards. Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri më tani. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për "një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli".

Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëve

Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve. Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.

Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon "punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave". Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.

Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit. Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend.

 

 

la/(dpa/afp)