1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapja e dokumentave të sigurimit të shtetit në Bullgari dhe Ukrainë

15 Maj 2009

1. Në fund të vitit 2006 parlamenti i Bullgarisë zgjodhi një komision të pavarur prej nëntë vetësh, të cilit iu besua hapja e dokumentave të sigurimit të shtetit. Hapja e dosjeve nisi me politikanët drejtues, përfaqësuesit e mediave, biznesmenët dhe persona të tjerë të jetës publike. Megjithatë shoqëria bullgare nuk i kushtoi shumë vëmendje publikimit të listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit: Shumë shpesh politikanët e kanë keqpërdorur këtë temë në luftën e tyre elektorale. Përveç kësaj emrat dhe veprimtaritë e punonjësve aktivë të shërbimit sekret si dhe të kundërzbulimit u mbajtën të mbyllura - edhe përpara kthesës. Vessela Vladkova mbi zbardhjen e vështirë të së kaluarës bullgare.

2. Zbardhja e diktaturës komuniste filloi në Ukrainë me thuajse 20 vjet vonesë. Që prej 2005-ës publikimi i dosjeve deri tani të fshehta të krimeve të regjimit sovjetik ndaj popullit ukrainas është çështje e veçantë shtetërore. Repubilka e dikurshme sovjetike bën rrugë të pazakontë në zbardhjen e së kaluarës, sepse me hapjen e dosjeve është ngarkuar shërbimi sekret SBU. Se si e kryen këtë detyrë ky institucionin pasues i KGB-së shpjegon Eugen Theise.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë