Pas zbulimit të bombës në stacionin e trenit në Bon
15 Dhjetor 2012Pas zbulimit të bombës në stacionin e trenit në Bon hetimi kaloi tek Prokurori i Përgjithshëm Federal. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Harald Range, theksoi në Karlsruhe se ka prova të mjaftueshme që pas kësaj tentative qëndron një grupi terrorist islamikësh radikalë.
Në çantën blu të gjetur të hënën në stacionin e trenit në Bon kishte një tub metalik të mbushur me nitrat amoniumi rreth të cilit kishte katër bombula me butan. Nëse bomba ishte me të vërtetë funksionale, kjo pritet të sqarohet. Sipas drejtuesit të hetimeve Norbert Wagner, është gjetur edhe një pajisje eksplozioni e lidhur me një orë me bateri, por jo fitil.
Policia dyshon për sulm në tentativë. Sipas dëshmitarëve një burrë midis 30 dhe 35 vjeç e kishte lënë çantën para këmbëve te dy të rinjve që ishin duke pritur në peron. Xhirime në video nga kjo skenë nuk ka, por një vizatim bazuar në përshkrimin e dy të rinjve.
Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi dy burra, por për mungesë provash ata u liruan shpejt. Boni njihet prej kohësh si qendër e skenës së salafistëve. Kjo është ndoshta arsyeja pse në media pati spekulime se pas atentatit mund të jenë salafistët.
Prokuroria e Përgjithshme Federale angazhohet në hetim
Sipas Wilfried Albishausen hetimet u zhvilluan si për dyshime se kemi të bëjmë me një akt terrorizmi islamik - edhe në të gjitha drejtimet e tjera. Hetimet paraprake i zhvilloi policia e Këlnit. Por pasi u konfirmua konkretisht se kemi të bëjmë me një sfond terrorist, hetimet i kaluan Policisë Federale dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm Federal është instanca më e lartë e përndjekjes penale, kur është fjala për sigurinë e brendshme dhe të jashtme në Gjermani.
Video nga një filiale e McDonald
Në një video të McDonald-it në stacionin e trenit në Bon shihet një burrë me çantë blu në dorë si ajo ku ishte lënda eksplozive. Policia njoftoi se ka filluar hetimet. Po ashtu në landin NRW janë shtuar masat e sigurisë dhe prania e policisë.
Qeveria gjermane njoftoi se rrezik konkret për Gjermaninë nuk ka. Por Gjermania vazhdon të jetë në shënjestër të terrorizimit islamik dhe prandaj duhet vigjilencë por duke ruajtur qetësinë.