1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hetime të OKB-s ndaj paqëruajtësve në Bregun e Fildishtë

21 Korrik 2007


Kombet e Bashkuara po hetojnë pretendimet që janë ngritur për abuzime të mëdha seksuale dhe shfrytëzimin nga qindra paqeruajtës që shërbejnë në Bregun e Fildishtë.
Në një deklaratë, OKB-ja tha se të gjitha aktivitetet e kontigjentit që shërben në Boake, një bastion i rebelëve në veri të Bregut të Fildishtë janë pezulluar dhe njësia është dërguar në bazë.
OKB-ja nuk ka bërë të ditur kombësinë e paqeruajtësve që po heton.
Ka 9 mijë trupa të vendosura në Bregun e Fildishtë, ku kontigjenti në Bauke, përbëhet kryesisht nga marokane, pakistanezë, bangladeshas dhe ganezë.