1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historia ime apo e jotja?

Aygül Cizmecioglu8 Nëntor 2013

Ekziston vetëm një mënyrë e përshtatshme për të përkujtuar Holokaustin apo kujtesa është proces dinamik që duhet t'i përshtatet një shoqërie në ndryshim?

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

Kultura gjermane e kujtesës konsiderohet si shembull për përballjen e suksesshme me historinë. Por dëshmitarët e periudhës së nazizmit po vdesin. Dhe kritikët vënë në dukje në mënyrë polemizuese, se vendi rrezikon të kthehet në një memorial. A ekziston vetëm një mënyrë e përshtatshme për të përkujtuar Holokaustin apo memoria është një proces dinamik që duhet t'i përshtatet një shoqërie në ndryshim?

Gjermania ka kohë që është kthyer në një vend emigracioni. Këtu jetojnë rreth 16 milion njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore - emigrantët turq të brezitë të parë, gjermanë të riatdhesuar nga Rusia, të rinj evropianë që vijnë për shkak të krizës financiare. Por çfarë roli luan kujtimi i Holokaustit në jetën e tyre? A është holokausti pjesë e historisë së tyre apo kemi në këtë drejtim një dallim në Gjermani. Ja si mendojnë disa prej tyre.

Cemal, rrobaqepës, 60 vjeç

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

"Unë jam me origjinë nga Anadolli. Jetoj prej 27 vjetësh këtu në Gjermani. Gjenocidi ndaj çifutëve është njollë turpi në historinë e Gjermanisë. Por ky vend ka mësuar nga gabimet e së kaluarës. Gjermania ka ligje shumë të rrepta kundër diskriminimit. Por në fund të fundit kjo nuk është historia ime. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se unë të vërtetë nuk ndjehen i pranuar si gjerman. Edhe pse unë kam një pasaportë gjermane, ende perceptohem si i huaj dhe kjo ndoshta do të mbetet gjithmonë kështu."

Stela, nxënëse, 12 vjeçe

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

"Nëna ime është nga Gjermania kurse babai nga Xhamajka. Por unë kam lindur në Berlin. Tani jam në klasën VII dhe ne nuk e kemi trajtuar ende deri tani Holokaustin në mësim. Unë besoj se është e rëndësishme për të mësuar në lidhje me të. Se nuk ka kaluar aq shumë kohë dhe diçka e tillë mund të ndodhë gjithmonë përsëri. Ne duhet të mbajnë në çdo rast përgjegjësi. Prindërit e mi flasin për të folur për këtë. Por, gjyshërit e mi jo, madje as me mua. "

Meltem dhe Eda, maturante, 18 vjeçe

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

Prindërit tanë janë nga Turqia, por ne kemi lindur në Berlin. Fakti që janë vranë aq shumë hebrenj është i tmerrshëm. Por nuk ka pse ta kujtosh atë përgjithmonë. Sot është e rëndësishme të tregojmë respekt dhe tolerancë - pa marrë parasysh se nga vjen një person apo cilën fe beson. Ne jemi të lodhur prej stereotipeve ndaj muslimanëve, që njerëzit mendojnë se ne në thelb jemi antisemitë. Ndëkohë që në fenë tonë toleranca është shumë e rëndësishme".

Dorence, gazetashitës, 41 vjeç

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

Unë jam nga Kameruni dhe jetoj prej 11 vjetësh në Gjermani. Për shfarosjen e çifutëve dëgjova për herë të parë këtu. Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë përsëri. Por ne duhet të përpiqemi të shohim gjithashtu drejt së ardhmes. "

Inga, nëpunëse, 32 vjeçe

Fotografi: DW/Aygül Cizmecioglu

Unë jam hebreje dhe kam lindur në Ukrainë. Para 20 vjetësh kam ardhur me familjen në Berlin. Gjyshi im ishte në luftë, familja e tij pothuajse është shfarosur e tëra sepse ata ishin hebrenj. Sipas mendimit tim bëhet shumë pak për përkujtimin e nazizmit dhe shfarosjes së çifutëve. Për mua personalisht, është e rëndësishme edhe në aspektin e gjyshërve të mi që kjo të mos harrohet. Kjo është gjithashtu një lloj paralajmërimi, jo vetëm një kujtim. Por unë mendoj se gjithashtu nuk është në rregull në qoftë se gjermanët duhet t'i vrasë tërë jetën ndërgjegja. Kjo është e pakuptimtë. "

Yuval, tregtar, 53 vjeç

Unë jam izraelit dhe jetoj prej 24 vjetësh në Gjermani. Pogromi, Lufta e Dytë Botërore, shfarosja e hebrenjve - të gjitha këto janë shumë të pranishme këtu në shumë artikuj në gazetat gjermane. Ka plot libra që janë shkruar rreth kësaj teme apo ekspozita. Por çfarë t'ju them - si hebre ortodoks duhet të jesh ende i kujdesshëm, sepse për fat të keq, në Gjermani ka ende antisemitizëm. Të shajnë çifut dhe dyqanet tona i pështyjnë. Prandaj nuk dua që të më shohin në fotografi. Historia ende nuk ka marrë fund - për fat të keq "!